Në edicionin e tij të 5-të, ‘Siena International Photo Awards’ ka treguar se vijon të mbetet një nga konkurset fotografike më mbresëlënëse në botë.
Fituesit e këtij viti përfshijnë një gamë të gjerë fotosh.
“Disa vjet më parë filluam këtë aventurë për të lidhur një qytet unikalisht të bukur dhe historik si Siena me një festival fotografish si ajo e ‘Siena International Photo Awards. Në këto pesë vjet, projekti ynë është bërë, nga viti në vit, një ngjarje e pritur dhe vlerësuar në të gjithë botën”, u shpreh themeluesi i Festivalit, Luca Venturi.