• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë dokumentet dhe procedurat që duhet të ndiqen për të përfituar strehim social

by Java News
13/06/2019 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave vendosi dje rregulla për personat që kërkojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social. Sipas VKM-së së miratuar dje, të drejtën për aplikim për përfitimin nga programet sociale e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar, dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësinë e vetëqeverisjes vendore përkatëse, të cilat plotësojnë kushtet për strehimin social. Të drejtën për aplikim e kanë edhe individët/familjet rome të paregjistruar/a në zyrën e gjendjes civile të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku aplikojnë, për të cilët njësia e vetëqeverisjes vendore ka informacion se banojnë në atë njësi të vetëqeverisjes vendore.

Aplikimi i të miturve nën moshën 18 vjeç, pas lirimit ose përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastet kur, bazuar në një vendim gjyqësor ose një akt administrativ, mbeten të pastrehë për arsye se nuk duhet të jetojnë me prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjen e tyre, bëhet me kërkesën e një përfaqësuesi të caktuar me vendim gjykate ose akt administrativ.

Aplikimi për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e strehimit social. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit.

Kërkesa
Individi/familja paraqet kërkesën për të përfituar nga programet e strehimit social në çdo kohë, sipas formatit të miratuar nga këshilli bashkiak dhe sipas deklarimit tip për vërtetësinë e të dhënave. Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt në strukturën përgjegjëse për strehimin të njësisë së vetëqeverisjes vendore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në rast se ka një të tillë. Personat që ekzekutojnë dënimin penal me burgim mund ta paraqesin kërkesën pranë institucionit ku gjenden të ndaluar ose ku ekzekutojnë dënimin penal me burgim.

Aplikimet mund të jenë: në formë të shkruar; në formë të shkruar elektronike në adresën e postës elektronike, që çdo njësi e vetëqeverisjes vendore bën publike për aplikimin për përfitimin nga programet e strehimit përmes njoftimit në faqen e saj të internetit dhe njoftimit publik; në formë deklarate verbale para strukturës përgjegjëse për strehimin ose zyrës së qëndrimit me një ndalesë, kur ka të tillë, e që regjistrohet nga kjo strukturë apo zyrë.
Faza e dytë e aplikimit fillon kur njësia e vetëqeverisjes vendore planifikon zbatimin e njërit prej programeve apo instrumenteve të strehimit social. Aplikantët mund të refuzojnë programin e strehimit dhe të mbeten përsëri në listën e pritjes, vetëm kur nuk u plotësohet strehimi sipas normave në fuqi.

Dokumentacioni
Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentacioni që kërkohet në këtë fazë është, si më poshtë vijon:

Për të dhëna personale të aplikantit: certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile; vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

Për vërtetimin e kushteve të strehimit: vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes; vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi; vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi; aktverifikim nga njësia vendore për banesat në rrezik shembjeje; rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit; vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës; akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

Për vërtetimin e kushteve familjare: certifikatë familjare; vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

Për vërtetimin e kushteve sociale: vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara; vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit; dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara; dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”; dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve; urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje; vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane; dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI; vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

Për vërtetimin e kushteve ekonomike: vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune; dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes; vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar; vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë; vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Dokumentacioni dorëzohet nga vetë aplikanti, me përjashtim të rasteve kur sigurimi i tyre është i pamundur për shkak të situatave të dhunës në familje, e vërtetuar me urdhër mbrojtjeje apo urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata.

Aplikantët që janë në kushtet e nevojës emergjente për strehim, që banojnë në banesa në rrezik shembjeje, në banesa që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, në banesa që prishen për shkak të ndërtimeve të veprave publike, të cilët nuk përfitojnë kompensim financiar nga procedurat e shpronësimit, ose që kanë mbetur pa strehë për shkak të fatkeqësive natyrore, si dhe personat e pastrehë, paraqesin kërkesën dhe deklaratën, duke specifikuar edhe situatën në të cilën gjenden. Struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore shqyrton menjëherë kërkesën dhe, brenda 24 orëve, verifikon situatën në terren.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Dokumentat që kërkohen për përfitim nga programet sociale të strehimit

Për të dhëna personale të aplikantit

Certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile

Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit

Për vërtetimin e kushteve të strehimit

Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes

Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi

Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi

Aktverifikim nga njësia vendore për banesat në rrezik shembjeje

Rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore;

Banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit

Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës

Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

Për vërtetimin e kushteve familjare

Certifikatë familjare

Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara

Për vërtetimin e kushteve sociale

Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara

Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit

Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve

Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje

Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;

Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI; vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë

Për vërtetimin e kushteve ekonomike
Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune

Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes

Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar

Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë

Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

g.kosovari

Next Post
U gjet i vdekur në Vjosë, babai akuzon shokun: Ish-ushtar me pagesë i akuzuar për…

U gjet i vdekur në Vjosë, babai akuzon shokun: Ish-ushtar me pagesë i akuzuar për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In