Reshjet e shiut që ndodhën gjatë ditës së djeshme nuk kaluan pa lënë pas dëme materiale, shkruan Gazeta Blic.
Nga këto vërshime nuk ka shpëtuar as Radio Televizioni i Kosovës, ku uji ka depërtuar edhe në ambiente të brendshme duke bërë kështu që RTK1 të ndërpres punën.
Në lidhje me vërshimet mediat kanë raportuar se tek Santea në Prishtinë është raportuar për një shpërthim të një gypi, transmeton Gazeta Blic, duke mos përfunduar vetëm me kaq, në rrugën “Nazim Gafurri” ,ka pasur edhe rrëshqitje të dheut duke shkaktuar kështu dëme materiale. (b.an)