• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 8 viruset që mund ta zhdukin njerëzimin

by A R
06/12/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta besojnë se një pandemi e re e gripit sigurisht që është e besueshme se do të ndodhë në një kohë të ardhshme.

Nëse njerëzimi do të goditet nga virusi i ngjashëm me atë të vitit 1918, do të vdisnin ndërmjet 20 deri 100 milionë njerëz. Por nuk është virusi i gripit që kurthon njerëzimin, sipas OBSH-së, pasi që nga 1980 e deri më tash janë shfaqur 39 sëmundje të reja që kanë lëvizur kryesisht nga kafshët te njerëzit.

Shumë nga viruset e reja që kanë prekur njerëzit janë në fakt “të vjetra”, sepse te kafshët ekzistojnë me shekuj. Shembulli më i mirë i kësaj është HIV, shkaktari i sidës, i cili është pasues i SIV, virus që bartin shimpanzetë.

Shkencëtarët besojnë se transformimi i SIV “paqësor” në HIV famëkeq ka ndodhur shtatëdhjetë vjet më parë kur filloi prerja e pyjeve dhe ndërtimi i rrugëve në Afrikë.
Ja, disa prej viruseve më të rrezikshme që ekspertët i kanë quajtur “kalorësitë e apokalipsit”.

Rreth pesë mijë vetë vdesin në vit nga ky lloj virusi, që për herë të parë është regjistruar te një motër medicinale në qytetin e Nigerisë, Lasa në vitin 1969. Virusi bartet nga minjtë në Afrikën Perëndimore. Lasa shkakton vjellje dhe ethe hemorragjike.
Virusi prek në vit rreth 300.000 njerëz, prej të cilëve pesë mijë vdesin.

Marburg

Shkalla e vdekshmërisë është 90 për qind. Virusi ka marrë emrin sipas qytetit gjerman Marburg, ku është paraqitur në vitin 1967 te një punonjës në një laborator që merrej me studimin e majmunëve të gjelbër të infektuar nga Uganda.

Këtë vjeshtë në Ugandë nga ethet Marbugr kanë vdekur tre persona, derisa mbi 100 të tjerë janë në karantinë.

Nipah dhe hendra

Rreziku fshihet në lakuriqtë e natës. Nipah është paraqitur për herë të parë në vitin 1998 në fshatin me të njëjtin emër, në Malajzi. Virusi bartet nga lakuriqtë e natës dhe po atë vit kishte mbytur me mijëra derra, derisa kaloi në mesin e njerëzve brenda disa javësh duke shkaktuar vdekjen e njëqind personave.

Nipah renditet në kategorinë e katërt, më të lartë të rrezikut biologjik. “Kushëri” i tij i afërt është hendra, virus i cili në vitin  1994 në Australi nga kuajt kaloi te njerëzit dhe shkaktoi vdekjen e disa personave. Virusi hendra, po ashtu, bartet nga lakuriqtë e natës që jetojnë në Azinë Jugore.

Ethet Kongo

Për herë të parë është regjistruar në vitin 1944 në Krime dhe më pas në vitin 1969 në Kongo.

Por, në disa nga vitet e fundit kjo sëmundje është paraqitur edhe në Evropën Juglindore.

Kafshët e egra dhe ato shtëpiake, si delet dhe lopët janë rezervuare natyrore të virusit që konsiderohet njëri nga përfituesit e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.
Infektimi shkaktohet me kontakt direkt me gjakun e kafshëve të infektuara. Virusi te njerëzit e prekur shkakton ethe hemorragjike dhe mos funksionim të organeve.

Zika

Bartet nga mushkonjat tropikale. Ka origjinë nga Afrika dhe ka marrë emrin sipas malit tropikal në afërsi të liqenit Viktoria në Uganda, ku në vitin 1947 për herë të parë është izoluar te majmunët.

Virusi zika më pas u përhap përmes Afrikës Ekuatoriale dhe më vonë edhe në Azi, Polinezi dhe para disa vitesh edhe në Amerikë.

Njerëzit infektohen pas pickimit të mushkonjave agresive. Shumica e njerëzve të infektuar nuk kanë simptoma, por zika është shumë e rrezikshme për gratë shtatzëna, pasi infeksioni me këtë virus gjatë shtatzënisë mund të rezultojë në lindjen e një foshnje me microcephalia, një deformim i rrallë i lindur ku, fëmija lind me një kokë më të ulët dhe dëmtime të trurit.

Ethet denga

Në vit infektohen mbi 50 milionë njerëz. Bëhet fjalë për sëmundje tropikale, të cilën e shkaktojnë mushkonjat tropikale dhe tigër. Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbja e kokës, dhimbje në muskuj dhe nyja, ndërsa në raste më të rënda mund të paraqitet edhe gjakderdhja që mund të shkaktojë vdekjen.

Ebola
Për herë të parë u paraqit në vitin 1976, në një fshat pranë lumit  Ebola në Kongo, ndërsa pas kësaj u shënuan njëzet epidemi të kësaj sëmundjeje në Afrikë.
Epidemia më e keqe ishte në Afrikën Perëndimore, ku gjatë periudhës 2013 deri 2016 vdiqën 11.300 njerëz.

Bartës së kësaj sëmundjeje janë lakuriqtë e natës. Njerëzit infektohen në kontakt me gjakun, organet ose lëngjet tjera trupore të majmunëve të infektuar nga lakuriqët e natës. Simptomat e sëmundjes janë temperatura e lartë, ethet, dhimbja e kokës, vjellje, marramendje, gjakderdhje, komë dhe vdekje. /b.d

Next Post
Atletico e Simeones eliminohet nga “Champions”

Atletico e Simeones eliminohet nga “Champions”

Comments 5

  1. Kejsi gjonaj says:
    6 years ago

    A mund ti permendi vetem emrat e viruseve nje nje koment

    Reply
    • Anonymous says:
      2 years ago

      Po pra se kam detyra

      Reply
  2. Kejsi gjonaj says:
    6 years ago

    Viruset e permendura vetem

    Reply
  3. ELONA BULKU says:
    6 years ago

    ☠☠⚰⚰
    PO HAJME NJERI-TJETRIN ME DHEMBE..☠☠⚰⚰
    SE NJEREZIT I KRIJUAN VIRUSET ☠☠⚰⚰
    PO NDODH KIAMETI O NJEREZ☠☠⚰⚰
    LUTUNI NE ZOT..

    Reply
  4. Who the hell are you ? says:
    5 years ago

    These really can kill us

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In