• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këtë turp nuk e kemi më prej Sali Berishës

by Mero Baze
15/11/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, po përballen përditë me një fjalor rrugaçi nga Sali Berisha, duke i akuzuar si të korruptuar, të lidhur me mafien dhe akuza të tjera, duke bërë aludime deri seksuale. Gjuha e përdorur ndaj tyre, bullizmi dhe sidomos gjuha kërcënuese e tij ndaj dy përfaqësuesve të dy shteteve më të rëndësishme si aleatë strategjik të Shqipërisë, është e paprecedentë, pasi ka kohë që po kthehet në një fushatë.

Arsyeja është se dy vendet që ata përfaqësojnë, SHBA dhe Britania e Madhe, e kanë shpallur Sali Berishën “non grata” familjarisht për akuza të qarta që lidhen me korrupsionin madhor, kur ka qenë në pushtet familjarisht, për minim të demokracisë, për shantazh ndaj sistemit të drejtësisë, dhe për lidhje me biznese kriminale që ai përdor për përftime politike.

Edhe pse të dy diplomatët e kanë injoruar fushatën kërcënuese të Berishës, ai tani nuk është më problem për dy diplomatë, por është problem për imazhin e shtetit shqiptar. As Haxhi Qamili në vitin 1914, nuk i kërcënonte kështu përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, me këtë gjuhë, kur ende nuk ishte bërë plotësisht shtet.

Në këtë rast dinjiteti i shtetit shqiptar po nëpërkëmbet nga një plak i mbushur me urrejtje për fundin e turpshëm të tij dhe familjes së tij, si një familje hajdutësh, me lidhje kriminale në Shqipëri.

Për të gjithë ata që thonë se duhen fakte për akuzat ndaj Berishës, le të mos gërmojnë në të shkuarën e tij, por në qëndrimet e kësaj jave.

Është akuzuar se ai dhe familja e tij kanë shantazhuar drejtësinë për interesa të tyre. Do të mjaftonin deklaratat e tij me kërcime “për jetë a vdekje” ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, që duhet të japin vendim për trashëgiminë ligjore të Partisë Demokratike, për të vërtetuar gjithë çka bërë tridhjetë vjet kundër drejtësisë. Dhe drejtësia në këtë rast duhet të veprojë pa hezitim.

Është e pafalshme që Prokuroria në Shqipëri shikon, dëgjon dhe trembet nga një njeri i degraduar dhe i pashpresë, duke kërcënuar gjyqtarët që të mos japin vendime që mund të cenojnë atë. Nuk di se çfarë duhet të presë më shumë SPAK për të mbrojtur së paku dinjitetin e drejtësisë, kur dëgjon deklaratat e tij kundër gjyqtarëve, fyerjet degraduese kundër ambasadorëve dhe shpifjet për “korrupsionin e tyre”.

Kanë gati dy vjet që justifikohen se na duhen fakte për Berishën për ato akuza dhe ai ua sjell vetë përditë, pa i hyrë gjemb në këmbë.

Madje shkon dhe më tej, që do bëjë akte destabiliteti ditën kur në Tiranë do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian, a thua se Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, e kanë fatin e tyre në dorë të tij.

Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij dhe nga biznese të lidhura me të. Asnjë hetim.

Më keq akoma, Televizioni Publik Shqiptar, merr dhe në intervistë një pjesëtare tjetër të familjes “non grata”, Liri Berishën, e cila edhe pse ka televizionin e djalit të vet, zgjedh atë publik, për ta bërë pis deri në fund shtetin shqiptar, si aleat të “nongratave”.

Është akuzuar si minues i demokracisë dhe është duke demonstruar përditë se po shkatërron çdo rregull loje dhe çdo statut të PD, për ta uzurpuar atë duke përdorur dhe mitingjet, dhe sheshet publike, si mjet uzurpimi.

Dhe vazhdon pastaj retorikën e tij kundër Perëndimit, vazhdon bullizmin ndaj dy ambasadorëve më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, vazhdon kërcënimin ndaj Bashkimit Evropian se do destabilizojë Shqipërinë nëse nuk i japin pushtetin, e broçkulla të tjera.

Ai nuk ka se çfarë të bëjë më shumë për t’u provuar akuzat e SHBA dhe Britanisë së Madhe, se sa kaq. Nuk ka se çfarë bën më shumë për të justifikuar gjithçka që i ka sanksionuar SHBA dhe Britania e Madhe.

Tani SHBA, Britania e Madhe dhe krejt vendet e Bashkimit Evropian, nuk kanë arsye të mërziten më me Sali Berishën, se me atë kanë mbaruar punë. Ato kanë arsye të mërziten me shtetin shqiptar, me drejtësinë dhe mbi të gjitha, me përuljen para një batakçiu të pashpresë, që edhe pse nuk ngre dot brekët e veta, kërkon të poshtërojë Shqipërinë, duke i njehësuar qëndrimet e tij të pakundërshtuara ligjërisht, si qëndrime të shqiptarëve ndaj Perëndimit. Dhe këtë trup nuk e kemi më prej Sali Berishës, por prej drejtësisë sonë.

Next Post
DOKUMENTI/ Bota në prag të Luftës III Botërore! Putin kërkon të pushtojë Evropën, ushtria gjermane e gjitha në “këmbë”

DOKUMENTI/ Bota në prag të Luftës III Botërore! Putin kërkon të pushtojë Evropën, ushtria gjermane e gjitha në “këmbë”

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Shumë e vërtetë është kjo që thoni ju inderuar zoti Baze.
    Qeveria shqiptare, me Ramën në krye, e kanë vërtet jashtë juridiksioni drejtësinë, e për në tepër SPAK-un, që drejtohet nga “benjamini” i Ilir Metaj dhe Sali Berishes, Arben Kraja.
    Prandaj Sali Berisha, dhe Ilir Metaj, kanë FORCUAR ZËRIN akoma edhe më shumë këto kohë, mbasi PARANDJEJNË ndonjë RREZIK nga JASHTË, mbasi nga BRENDA, i ka IMUNIZUAR skuthi i përlyer deri në fyt nga korupsioni, Arben Kraja.
    Nderkohë, i gjithë sistemi i drejtësisë, qysh se filloi REFORMA NË DREJTËSI, kaloi në vartesi të US ambsadë dhe asajë të BE.-së.
    Qeveria këtu është jashtë loje.
    Këtu duhet të fajesohet direkt Juri Kim, mbasi ajo dirigjon këto procese dhe emërimet në drejtësi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In