Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka përcaktuar një ndërmjetës nga qeveria gjermane për të “rakorduar” procesin mes palës kosovare dhe asaj serbe për vënien në punë të linjës së interkoneksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur të enjten në Tiranë drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç, në Komisionin për veprimtarinë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin në Parlamentin e Shqipërisë.
Ky komision zhvilloi mbledhjen e radhës, ku u bë prezantimi i raportit vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për vitin 2017, nga drejtori ekzekutiv i Sekretariatit, i cili paraqiti një përmbledhje të ecurisë së Shqipërisë në disa aspekte gjatë vitit 2017.
”Sekretariat i Komunitetit të Energjisë ka përcaktuar një ndërmjetës nga qeveria gjermane për të rakorduar procesin mes palës kosovare dhe asaj serbe”, ka deklaruar Janez Kopaç, përgatiti Koha. (b.an)










