• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Këtë javë, yjet zgjedhin dy data me fat për shenjat e Horoskopit

by A R
04/07/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenjat këtë javë pritet të kenë zhvillime të mira, ndonëse gjithnjë duhet të mos e ulin vigjilencën. Krisanthi Kallojeri, astrologia e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, thotë se duhet t’i kushtoni rëndësi edhe ngjarjeve të ashendentit tuaj. Shenjën e ashendentit mund ta llogarisni në Google nëse dini orën tuaj të lindjes për të pasur një panoramë më të qartë të horoskopit. Datat 8-9 janë të favorizuara për zhvillime pozitive.

Dashi – Prej datës 5 Korrik-20 Gusht fillon një periudhë gjatë së cilës do pretendoni e kërkoni me këmbëngulje e vendosmëri çfarë mendoni se ju takon. Do përqendroheni në sferën financiare ku do keni fitime, shpenzime e të papritura. Gjatë kësaj kohe dhe gjatë gjithë vitit duhet të jeni parashikues dhe t’i shihni me kujdes investimet që doni të bëni. Kjo javë ka diskutime e biseda me të afërm që do të zgjidhni një çështje financiare deri të hënën që vjen. Datat 8-9 janë entuziaste, të preokupuar në jetën e përditshme. Do të keni më shumë fjalë se sa vepra. Përqendrohuni në punën tuaj dhe evitoni pakujdesitë ose nxitimin.

Demi – Një periudhë e gjatë nga çdo pikëpamje që këtej e tutje. Nga nesër e deri më 20 Gusht një kohë që do të përjetoni faza të ndryshme, gjatë së cilës duhet të keni kontrollin e vetes, të jeni të përmbajtur, të veproni me vendosmëri e strategji njëkohësisht. Do ketë momente që do e humbisni, por duhet të përpiqeni. Do keni shumë energji që duhet ta kanalizoni në diçka që doni ta realizoni në një plan praktik. Keni mundësinë e shansin për kontakte në financat tuaja. Nëse dikush ju detyrohet para, është momenti t’i kërkoni me takt. Do të keni lëvizje, udhëtime të vogla dhe mbështetje nga të afërm, si dhe zgjerimin e rrjetit shoqëror që do të funksionojë pozitivisht.

Binjakët – Nga 5 Korriku deri më 20 Gusht duhet të veproni më tepër në prapaskenë, të tërhiqeni dhe t’i përkushtoheni jetës private. Evitoni ankthin, shqetësimin, flini më qetë. Nga nesër e deri më 19 Korrik do të jeni të fokusuar në sferën financiare, por do të jeni më të ndjeshëm dhe do të ndikoheni nga sentimentalizmat. Gjithë këtë javë e veçanërisht në fund, do keni një ndihmë nga familja juaj. Do bëni biseda me një partner lidhur me këtë sferë, por mos merrni vendime të nxituara dhe lërini për javën që vjen. Shmangni shpenzimet e tepërta në fundjavë.

Gaforrja – Kjo periudhë do të fokusohet në diçka që ka të bëjë me karrierën, punën apo biznesin. Do jeni shumë komunikues pas kalimit të Mërkurit në shenjën tuaj dhe të aktivizuar në jetën sociale. Duhet të dini si ti kërkoni gjërat mos ushtroni presion. Jeni diplomatë dhe mund ta përdorni në favorin tuaj. Nga e premtja e deri të hënën, do jeni shumë të sigurt në vetvete dhe do kërkoni diçka nga eprori ose prindërit, që nuk do ju dëgjojnë me vëmendje ose do merrni përgjigje që nuk do ju kënaqin. Bëni durim dhe prisni të hënën, do vijnë gjëra më të mira.

Luani – prej kësaj jave e deri më 20 Gusht kaloni në veprimtari të theksuar e të shumëfishuar ku do bëhen ndryshime në të gjithë akset e jetës suaj. Do ju preokupojë veçanërisht karriera dhe do veproni me vendosmëri, shtoni strategjinë, evitoni egon dhe sigurinë e tepruar sepse do të hasni të tjerë që mund të mos jenë dakord. Nga kjo javë e deri më 19 Korrik bëni lëvizje të matura e të fshehta dhe mund të keni edhe prapaskena që në fund të Korrikut-fillim Gushti do t’i mësoni. Fundjava ka lajme të mira e ndihmë nga bashkëpunëtori. Evitoni shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha – Kalimi i Marsit në shenjën e Demit nis një javë aktive gjatë së cilës veprimtaria tuaj harmonizohet me dëshirën e nevojën tuaj në momentin e caktuar, të lidhura me të ardhmen tuaj. Bëni një udhëtim jashtë shtetit ose kanalizoni një plan jete. Evitoni çështjet ekonomike t’i zgjidhni në mënyrë ligjore. Nga nesër, Mërkuri kalon në Gaforre dhe ju bën të ndjeshëm, gjë që do ta kombinoni me komunikim, zgjerimin e rrjetit social dhe kontakte e momente të bukura me shoqërinë, ku mund të takoni edhe dikë që do ndikojë pozitivisht në jetën sentimentale. Evitoni ekzgjerimet në datat 8-9.

Peshorja – Nga nesër e deri më 20 Gusht do keni shumë pretendime, dëshira të theksuara dhe mënyra si do i kërkoni mund të prishë disa marrëdhënie, ndaj kujdes. Deri më 19 Korrik keni shanse e zhvillim në jetën profesionale, por bëni kujdes për të mos u bërë objekt diskutimi për të tjerët. Do merrni vendime të mira për bashkëpunime që ju interesojnë, por prisni të hënën. Një zgjidhje ose ndihmë vjen në fundjavë lidhur me diçka që ju shqetëson.

Akrepi – Fokusohuni në marrëdhënie dhe bashkëpunime duke evituar konfliktet. Duhet të jeni të përmbajtur, dini si dhe kur të veproni, ndaj zbatojeni. Deri më 19 Korrik mund të mbështeteni te intuita juaj dhe t’i besoni asaj, të keni më shumë disiplinë në jetën e përditshme dhe në fundjavë mund të bëni një udhëtim e të njihni dikë që do ndikojë pozitivisht në jetën personale ose profesionale.

Shigjetari – Përqendrohuni në punë, do ju kërkohet të punoni shumë më tepër edhe pse është periudhë pushimesh. Do keni rezultate, por edhe përgjegjësi, të papritura e probleme që do ju nxjerrin jashtë planeve. Kujdesuni për shëndetin, programin ditor, ushqimin, fjetjen e gjithçka. Deri në datën 19 Korrik do shqetësoheni nga financat dhe do dëshironi të bëni një investim ose bashkëpunim financiar që duhet të mos nxitoheni për ta bërë brenda kësaj jave ose të shihni mirë detaje. Në fundjavë nuk do jeni shumë të kënaqur dhe kjo nuk ka diçka reale por do keni pretendime më të larta. Do merrni edhe një ndihmë nga dikush që ju intereson profesionalisht.

Bricjapi – Nis një periudhë krijuese dhe erotike, do të bëni gjëra që do ju japin gëzim. Do merreni më shumë me fëmijët ose problemet e tyre. Do doni të bëni një investim, por mos mendoni se gjërat janë të shtruara sepse do ketë luhatje e ngjarje të papritura që nuk do shkojnë sipas planifikimit. Deri më 19 Korrik do fokusoheni në marrëdhënie e bashkëpunime ku do keni mundësi të mira. Tre ditët e fundit të javës përqendrohuni në biseda, kontakte, kontratat që doni të firmosni të cilat duhen parë në detaje. Psikologjikisht do jeni shumë mirë në fundjavë.

Ujori – Do të ndieni një tension të brendshëm që ka të bëjë me psikologjinë tuaj, ndoshta edhe nga disa situata që mund t’ju çorientojnë. Mund të bëni një transferim ose ndryshim ambienti që favorizohen. Fundjava ju jep diçka të mirë nga një bashkëpunëtor. Mos hyni në keqkuptime me njerëzit e afërt.

Peshqit – Kalimi i Marsit në shenjën e Demit nis një periudhë aktive në jetën tuaj të përditshme me vajtje, ardhje dhe rritjen e mirëqenies. Kujdes si do  silleni dhe mënyrën si do i kaloni çfarë doni të thoni ose arrini. Ka më shumë rëndësi mënyra se sa vrapimi. Do keni kushte shumë të mira afrimi me njeriun në krah dhe për t’iu larguar rutinës së përditshme. Mund të njihni edhe dikë me të cilin të nisni një lidhje dashurie. Mendohuni mirë dhe shihni detajet para se të bëni një investim.

Next Post
Breshëri plumbash klubit të natës, autorët “kapen” nga kamerat e sigurisë

Breshëri plumbash klubit të natës, autorët “kapen” nga kamerat e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In