• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta në instinktin e ‘rrugës së miut’

by Frrok Çupi
10/04/2024 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këta dinë të bëjnë të njëjtën gjë. Atë që kanë bërë qysh kur kanë lindur. Atë që kanë dalluar vetëm copën e djathit në një qoshe dhe vrimën e tyre: Dil nga vrima e turru te ‘djathi’. Në fakt djathi ka qenë copë e madhe e Shqipërisë, të cilën miu nuk do ta imagjinonte as do ta kapërdinte dot. Këta e kanë rrëmbyer pjesën e madhe dhe tani po përgjigjen para gjyqit. Por kjo është psikoza e njeriut mbi instinktin e miut. Miu di vetëm rrugën e tij, nga atje te diku tjetër, gjithë jetën.

Fatkeqësisht, këta ndodhen po aty.

U trazuan lajmet, mediat, tellallët, kuvendorët dhe militantët për një rreng instinktiv sikur Sali Berisha, ‘kryemiu’ i tyre do të dilte nga vrima dhe do të konfirmohej në Kuvend?! Po. Kjo që ndodhi mbante në vetvete instinktin e trefishtë të ‘rrugës së miut’:

Instinkti i parë, ai i ‘doktor- miut’.

Sa kohë kishte jetë për të dhunuar të drejtën e njeriut, ai punonte rrengje instinktive edhe ndaj miqve të tij. Më i fundit ishte ‘stërkëmbësi fshehurazi’ që i bëri shoqes së ngushta Jozefinë. I tha Lulit që atëherë që të mos e vinte në listën e kandidatëve për deputetë, por të nesërmen që në mëngjes doli e tha se ‘Jozi është e vështirë, por Luli duhej ta mbante!’. Kësaj here e hodhi në Drin të Lezhës shoqen e tij dhe e zëvendësoi me një jurist veteriner ‘si shok’ të tij. Kështu ia pat bërë edhe shokut të ngushtë Azem. E vërtiste rreth selisë së PD, derisa një ditë vjen dikush nga Tropoja dhe bën shenja vrasjeje. ‘Doktor- miu’ bëri vetëm një shenjë me kokë që nënkuptonte ‘hiqeni qafe’. Tani betohet si për Jozin: ‘Unë e desha, por të tjerë nuk e deshën’. U jep shpresë edhe Bardhit, edhe Salijanjit, edhe Nokës.., por në fund- te miu. Ja, kjo ndodhi edhe kësaj here, sipas instinktit të ‘rrugës së miut’, sipas të cilit ‘deputetët socialistë po vdesin që ta shikojnë doktorin në Parlament’. Puna ishte që të ngatërronte në krimin e tij edhe ata që kanë ‘dalë malit’ për të çliruar vendin nga krimi.

Instinkti i dytë, i ‘Babales’.

‘Miu’ që solli në PD lajmin për politikë të madhe dhe për fitore opozitare, lajm jo nga realiteti por nga xherize të fshehta, tanimë është kthyer në fenomen. U rekrutuan njerëz, u provuan zëra, u kopjuan CD, u sajuan studio…, e gjitha që dikush  të kishte zërin si vëllai ‘trafikant’ i deputetit kundërshtar. Po kësaj here ky kopjoji në mijëra kopje zërin e një përfaqësuesja politike kundërshtare që paska ‘kërkuar’ të vijë Saliu në Parlament. E njëjta rrugë, sa për të gjetur ‘copën e djathit’ e me vrap në folenë e errët. Me manovra të tilla instinktive po tentojnë të mashtrojnë sa më shumë njerëz rreth tyre sikur në atë instinkt bëjnë pjesë edhe ata. Ditën ne fundit shtetin që paraqesin është ai shteti i shkatërruar që bënë këta. Në fakt, qëllimi është që të kapin prapë copat e mëdha, jo të djathit, por kulla, bregdet, qeveri, fishekë, avionë, vrasjet… Me këtë vijë nuk kanë ndryshuar asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur me ta.

Instinkti i tretë:

Kthimi te ‘Plepat’.

Plepi është totemi në Shqipëri i Drejtësisë shkatërrimtare ndaj vendit tonë. Historia është kështu: Kur mori pushtetin Sali Berisha, zjarrvënës ndaj vendit dhe interesave të njeriut, vuri makinën e fuqishme në dobi të ‘djathit’ të tij. Me këtë rast ngriti një çerdhe militantësh në breg të detit  dhe u tha se ‘jeni në kurs drejtësie’. Ata vodhën për vete dhe për Saliun, rrënuan të drejtën dhe mbajtën anën kundër saj, çuan në vetëvrasje mijëra njerëz që u vodhën të drejtën, ngatërruan pronën dhe të drejtën e pronës aq shumë sa nuk zgjidhet kurrë; u pasuruan dhe tani janë gati të bëjnë revoluciononin e kuq të Saliut. Saliu bash për këtë arsye është non- grata dhe në arrest. Por llojin e tij, Saliu e do në krye të shoqërisë, përsëri. Instinkti i miut… Një nga ‘juristët e plepit’, të shpallur të padëshiruar për Perëndimin, e ka dërguar në Lezhë për ta fabrikuar politikan e deputet. Thjesht që të kërcënojë popullin dhe Drejtësinë. Ai dhe ata janë nisur për atje, në rrugën nuk mund të ketë asnjë kthim.

Next Post
Mbushi 50 vjeçe, Kryemadhi shkruan një hartim për veten: Ndihem si një gladiatore mbi taka

Mbushi 50 vjeçe, Kryemadhi shkruan një hartim për veten: Ndihem si një gladiatore mbi taka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In