• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këta jemi ne”/ Rama nga Kievi zë “ngushtë” Zelenskyn: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë e ka sanksionuar Rusinë

by Java News
15/06/2022 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç nga Kievi, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Shqipërisë do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedura të përshpejtuara statusin e vendit kandidat.

Ndërsa theksoi se është e drejta e Ukrainës që të kërkojë statusin e vendit kandidat, Rama solli në vëmendje edhe rastin e Kosovës, për të treguar se “këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë.”

Kreu i qeverisë tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”

Po ashtu, Rama u kujdes t’ju kujtonte ukrainasve se, sipas tij, marrja e statusit kandidat nuk do të ndryshojë shumëçka. Punën e vështirë, tha ai, duhet ta bëni vetë pasi nga marrja e statusit të vendit kandidat mund të duhet të presësh me vite derisa të mund të anëtarësohesh në bllok.

Për kreun e qeverisë me pranimin e Ukrainës, BE do të jetë duke bërë diçka të dobishme për veten e saj.

“Kjo pyetje nuk duhet të më drejtohet mua sepse jemi këtu për të mbështetur nevojën dhe kërkesën e Ukrainës për të marrë statusin kandidat. Nuk dua që t’u jap njerëzve që mund të na shohin tani përshtypjen që kjo është diçka pa vlerë. Sepse nuk është kështu. Statusi i vendit kandidat është një njohje e rëndësishme e asaj ku ti përket….Është e drejta e Ukrainas të kërkojë të jetë pjesë e BE. Une besoj se është detyra e Ukrainas që të kërkojë të dëgjohet…Mund ta marrësh statusin, por të nesërmen jeta do të vijojë do të jetë po aq e vështirë sa është. Është një proces tejet i gjatë. S’e mbaj më mend sa vite ka qëkur RMV është kandidate…

Ne u bëmë kandidat në 2014 dhe ja ku jemi. Na thonë që e meritojmë t’i nisim prej disa vitesh, por ka diçka që nuk shkon mes RMV dhe Bullgarisë. Nuk e dimë kur do t’i nisim negociatat se nuk varet nga ne, as nga BE…Do të kërkojmë të ndahemi, të vijojmë më vete, s’e di cili do të jetë reagimi. Por jemi këtu jo vetëm për t’i thënë presidentit, por kujtdo që nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës. Nuk do të bëhemi nervozë, përkundrazi do të jemi të lumtur për BE që do të bëjë diçka të dobishme për veten e tij, jo për Ukrainën. S’e di sa mund të dëgjohet zëri ynë.” /m.j

Next Post
A mërziteni nëse Ukraina e merr statusin kandidat në BE? Rama: Nëse BE në qershor nuk hap negociatat me Shqipërinë, atëherë…

A mërziteni nëse Ukraina e merr statusin kandidat në BE? Rama: Nëse BE në qershor nuk hap negociatat me Shqipërinë, atëherë…

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    edvini kerkon te dale me katolik se Papa i Vatikanit,Po ca kushtesh e kerkesash ka plotsu edvini qe ti hapen negociatat per ne BE.edvini mendon se me prralla e lloqe Kavajet ka bere perparim,jo eshte shume large.Ne vendin tone cdo gje ka dale jasht kontrollit,eshte korrupsioni,pastrimi i parave,krimi i organizuar administra e korruptuar,skryen dote asnji pune pa para,Po ajo me kryesorja drejtesia qe nuk funksionon fare,pa lene pase dore policine qe bashkpunon me krimin e omire organizuar.Kto jane kushtet qe edvini ka plotsuar per hapjen e negociatave,pa le per pranimin ne BE me te drejta te plota,munde te jete mbas 10 tra e 10 tra vitesh.Pore vetem nji shans munde te kete vendi jone,ose me mire me thene ballkani perendimor,marrja e nji vendimi politike nga BE per te hequr qafe rusin,hapja e negociatave.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com