Ndeshja kualifikuese e Botërorit të Rusisë ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të drejtohet nga gjyqtarë holandezë, shkruan Zëri.
Kështu ka vendosur UEFA, e cila e ka zbuluar katërshen e gjyqtarëve që do të referojnë në ndeshjen që do të luhet në Krakovia të Polonisë më 9 tetor.
Arbitër kryesor do të jetë Kevin Blom, me dy ndihmësit Patrick Langkamp e Von Dongen, kurse arbitër i katërt do të jetë Paul van Boekel.
Stadiumi ‘Cracovia’ nxë rreth 15 mijë shikues dhe Kosova do ta kërkojë rezultatin pozitiv në këtë ndeshje, citohet “Zëri”. (b.an)