Disa orë pas denoncimit të organizimit të punonjësve të Bashkisë Çorovodë, këto foto të mbërritura në redaksinë e portalit “Skandal.al” dëshmojnë pjesëmarrjen nga rrethet në mitingun e LSI.
Një autokolonë me autobusa është parkuar sot midis Urës së Hotel Dajtit dhe Rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Midis tyre, qëndron edhe ky autobus me targa Gjirokastre, i cili duket se ka sjellë punonjës të administratës dhe mbështetës lokalë të LSI në këtë Qark.