Klubet e mëdha evropiane mundohen që të ndalin shitjen e lojtarëve më të mirë, duke u vënë klauzola shumë të larta në kontratë.
Lojtari me klauzolën më të lartë është Cristiano Ronaldo. Nëse një skuadër e dëshiron atë, atëherë duhet të paguajë një miliard euro.
I dyti është Gareth Bale me 500 milionë euro, ndërsa i treti lojtari tjetër i Realit, Asensio me 350 milionë euro.
Leo Messi renditet vetëm i katërti me 250 milionë euro, por me kontratën e re, pritet që kjo shifër të rritet në 400 milionë euro, përgatiti “Express”. (b.an)