Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar 105 gola në Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedin dhe Real Madridin.
Pas portugezit në vendin e dytë është Leo Messi me 94 gola, ndërsa top pesëshen e mbyllin, Raul Gonzales 71, Ruud van Nistelrooy 56 dhe Karim Benzema 51.
Në top 10 janë edhe emrat e tjerë të mëdhenj si Henry, Ibrahimovic, Shevchenko, Inzaghi dhe Drogba, përgatiti ”Express”. (b.an)