• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Këta i presin dëshmorët nga kati i tetë

by Ardit Rada
05/05/2024 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ka një urrejtje patologjike ndaj Luftës Nacional Çlirimtare nga ‘e djathta’ shqiptare dhe kjo e ka një shpjegim. Sepse ata që ne i cilësojmë sot si ish-komunistë, në fakt kanë qenë llumi i Partisë së Punës, totalisht inferiorë dhe kameleonë për të bërë çdo gjë për të rënë në sy. Fjala bie, Sali Berisha edhe pse ka foto më Enver Hoxhën dhe fëmijët e tij, vijon të mburret se ka rrëzuar Enver Hoxhën. E shoqja e këtij të fundit tha njëherë se kur e takoi Enverin për herë të parë, s’e lau dorën 1 javë. Mbetet e besueshme, sepse kushdo në rrethanat e Saliut të viteve ‘80 do ta bënte për spektakël dhe kredo politike. Aq më tepër në ato vite kur politika të kishte shpirtin në dorë. Por e gjitha mbetet e shpifur sepse është sikur t’i jepte një shami e të mos e lante se kishte sekrecionet e shokut Enver.

Tjetër personazh është Tritan Shehu, që shfaqet në foto me Ramiz Alinë dhe Enver Hoxhën pas aksionit guximtar për shembjen e kishave dhe xhamive në 1967. Po i sjell bashkë sepse edhe Tritani si Saliu kanë qenë kryetarë të Partisë Demokratike me fate të ndryshme. Dikujt iu shkrua në Lushnje, e dikush e vulosi fatin në Gërdec dhe para zyrës së tij në 21 Janar. Histori me dëshmorë të dyja, por qeveria ishte në rolin e armikut këto herë.

Sot në 5 Maj indiferenca e ‘së djathtës’ vihet re më shumë se kurrë kur bie fjala për të ardhmen e vendit që siç thotë Perëndimi: Kush nuk njeh të shkuarën, të ardhmen e ka në pikëpyetje. Çdo i rënë kundër fashistëve përkujtohet me respektin më të madh në çdo vend të botës. Madje edhe atje ku s’u luftua kurrë, nga Australia në Brazil. Por këta ende s’e kuptojnë që e keqja luftohet nga të gjithë, ndaj shqyejnë sytë kur bota bëhet merak për të zezat që i kanë bërë popullit të tyre. Edhe çuditen: Pse non-grata? Ç’i kam bërë Amerikës unë?! Po Amerika ku e di që unë jam i keqi?

Ilir Meta kishte zënë radhën sot te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, që në 8 të mëngjesit, me shpresën që t’i merrte lajmin ceremonialit qeveritar, por dhe të flirtonte me veteranët si çdo herë. Është i vetmi personazh që e shpall hapur dëshirën për t’u bërë majmun cirku. Gjithë jetën me Saliun në opozitë e qeveri, i bëntë ‘karshillëk’ aleatit “të djathtë” dhe lëvdonte Enver Hoxhën në 5 Maj e 29 Nëntor. Herë me gojën e tij, e herë me të të tjerëve që e ndiqnin. Sot, çirrej përmes Petrit Vasilit për mermerin e varreve, si e si t’i prekte në tela ato familje dëshmorësh që janë ende të ndjeshme ndaj luftës.

Nga partiçka e Lulzim Bashës, heshtje e thellë. As urime për Pashkët, as ngushëllime për dëshmorët. E kanë marrë pushim te premten dhe rikthehen të martën, sipas kalendarit qeveritar.

Por a kanë rëndësi këto? E thënë me fjalët e Dritëroit të madh, fare. “Nuk më zë qederi mua, se ka fshati një langua. Në e ka, le ta ketë! Ne i varim teneqetë” – thoshte shkrimtari për sebepet kur Berisha nuk shkonte në 29 nëntor tek Dëshmorët se kishte datën e tij.

Shqetësuese është se këtyre s’u pëlqejnë dëshmorët kundër fashizmit. Ata që dhanë jetën për Shqipërinë si Europa. Sapo shfaqet dikush 90 vjec, nisin i bëjnë gjyqin publik: Po ky çne 20 vjeç partizan?! Se këta i dinë 20-vjeçarët e atyre viteve si veten e tyre: 20 vjeç deputet, 30 vjec kryeministër e të tjera me radhë. Këta s’i duan dëshmorët me pushkë, por me mikrofon. Mundësisht t’i gjejnë gati, t’u bien nga kati i tetë te këmbët!

Next Post
Dua Lipa flet për videon virale të kërcimit të saj: Kur u bëra meme ishte e dhimbshme, u largova nga rrjetet sociale

Dua Lipa flet për videon virale të kërcimit të saj: Kur u bëra meme ishte e dhimbshme, u largova nga rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In