• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta e duan Aleks Nikën si varret e Haklajt

by Frrok Çupi
07/08/2024 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Aleks Nika dhe djemtë e Haklaj janë vrarë nga e njëjta dorë.  Haklajt u shfarosën, ndërsa Aleks Nikaj akoma i ka të gjallë. Njeriu më i afërt i Sali Berishës, që është i treguar me gisht se i ka çuar në varr të dy palët, thotë se ka ngritur padi penale kundër gjykatësve të Gjykatës së Lartë që kanë lejuar gjykimin gjyqësor për vrasësin e Aleks Nikës.

Të ishte ‘gjallë’ vetë Sali Berisha, do të shtrëngohej e të shkonte vetë te ‘varri’ i Aleks Nikës, nuk do të dërgonte Adrianën me mbiemër që shpërdoron Kalanë. Domethënë do të bënte atë që bëri me varret e pesë djemve të Haklaj në Tropojë. Por Berisha ndodhet në burg, e kushedi nuk del kurrë më. Sipas një zakoni të vjetër të fshatrave të Veriut, Saliu dërgon një ‘grua për fjalë’.

Nuk është e rastit që ish- presidenti i Republikës, një malësor i cepshëm,  dërgon një grua për ‘fjalë gjaku’. Fjalëtorja nuk e di se po përdoret, por Saliu dërgon në ‘mortje’ një grua si shenjë pendese për vrasjen dhe si ‘dorë’ për falje.

Në fakt është e tëra një zgërdallje me vrasjen. Sali Berisha e di se nuk ka falje, dhe s’ka se si të ketë për djem në lule të rinisë; por edhe në këtë rast kërcënon. Kalaja e Berishës denoncoi Drejtësinë pse i lë të drejtë gruas së Aleks Nikës që të kërkojë Drejtësi në Gjykatë. “Ajo çka ne (dmth PD e Berishës) kemi denoncuar në SPAK qëndrojnë veprimet arbitrare korruptive dhe kriminale të tre gjyqtarëve…, të cilët kanë legjëtimuar viktimën ose kallëzuesen, në rastin konkret zonjën Rajmonda Nika për tu ankimuar…”.

Kështu kërkon ish presidenti me gojën e gruas ‘së gjakut’. (Fjalorin e njeh shumë mirë ai, ndërsa këta që dërgon, i dërgon si copa mishi).

Ku bashkohet fati tragjik i Haklajt dhe po kaq i tmerrshëm fati i Aleks Nikës?

Ndërsa me njërën palë, me palën e Tropojës në vitin 1998, ‘ujku’ ka kryer punë; me Aleks Nikën nuk arriti t’i bëjë atë që ‘iu paskësh pas dashur bërë”. Varri i Aleks Nikës qëndron i pa prekur në varrezat e Lezhës dhe mbushet me lule pa pushim. Ky është meraku; prandaj edhe shkruhet letra padi kundër Gjykatësve.

Gjykatësit që kanë hapur çështjen gjyqësore për vrasjen e Aleks Nikës dhe tre patriotëve të tjerë para selisë së kryeministrit Berisha, duhet të shërbejnë me dalta e çekiçë për të rrënuar rrasat e varrit të Aleks Nikës. Rrënimi i varrit të të pushkatuarit nga shteti i Sali Berishës, do të thotë që të mos lejohet të hapet gjyqi ku do të paraqitet e rrijë si qiriu i mortjes vetë Sali Berisha.

‘T’i hupë’ e drejta Aleksit, tani është njësoj si t’i humbë altari ku ai prehet. Të ishte vetë Saliu ‘i gjallë’ si atëherë, i bukur si atëherë, ujk si atëherë, kriminel si atëherë, azgan si atëherë, do të lëshonte piskamën: ‘Varreeeeet, ore varret!’. Siç lëshoi piskamën në Tropojë kundër Shkëlqim Haklajt, thuajse adoleshent: ‘E dua me vete, e dua me vete, merreni, kapeni se e dua me vete në Tiranë…’. Rrugës vetëm do ta therte, por varrin nuk mund t’ia prishte.

Tani varret e pesë vëllezërve janë shkatërruar në Tropojë. Me ato ka mbaruar puna. Me Remzi Hoxhën ishte më e lehtë se nuk kishte nevojë për varr një trup e shpirt i hedhur në det. As për Ali Ukën nuk ka nevojë sepse trupin e tij e morën në Kosovë dhe ‘ia hoqën sysh’. Për 26 viktimat e Gërdecit që u dogjën të gjallë nga familja Berisha…, as për këta nuk ka nevojë për varre. Gërdeci është një fshat i thellë e nuk e shqetëson familjen mafioze. Viti 1997 nuk ka fare varre, edhe pse janë mbi 3000 vetë.

Varret e shkatërruara në Tropojë kanë rrënuar kodet e shqiptarëve. Kush prek varrin- thotë kodi,- ai dëbohet nga fshati, i priten pemët dhe i digjet shtëpia… Saliu e di këtë, po të ishte gjallë do të shtrëngohej vetë, por po dërgon Kalanë si ‘gruan e verbër të gjakut’.

Next Post
Fituan medalje në Paris, diktatori do të shpërblejë atletët e Koresë së Veriut me frigoriferë

Fituan medalje në Paris, diktatori do të shpërblejë atletët e Koresë së Veriut me frigoriferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In