• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kështu kanë nisur luftërat”/ Gazetari që ishte në bordin e anijes britanike: Avionët rusë po na fërshëllenin mbi kokë

by Java News
24/06/2021 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avionët luftarakë rusë po na fërshëllenin mbi koka. Zëri i zëmëruar i topave të shurdhonte. Ekuipazhi ynë po bënte gati raketat Viper…Luftëra kanë nisur për arsye të ngjashme…”

Kështu e përshkruan Mark Nichols, editor ushtarak i Daily Mail, incidentin që u regjistrua të mërkurën në Detin e Zi mes anijes britanike dhe palës ruse. Nichols ndodhej në bordin e destrojerit britanik “Defender” kur anija u qëllua në formë paralajmërimi në Detin e Zi nga anijet luftarake ruse.

“Sapo Rojet Bregdetare Ruse hapën zjarr, marinarët britanikë nxituan të vendosnin pajisjet e tyre personale të mbrojtjes, nga frika se anija mund të merrte një goditje direkte – dhe jo vetëm të shtëna paralajmëruese,” rrëfen më tej gazetari.

Sipas tij, episodi zgjati rreth një orë ndërsa theksoi se ky rast ishte përshkallëzimi më i rrezikshëm i tensioneve midis Britanisë dhe Rusisë pas helmimeve në Salisbury, në 2018. Sulmi ndodhi në momentin kur anija britanike kaloi pranë pjesës jugore të gadishullit të Krimesë që është pushtuar nga Rusia prej 7 vitesh tashmë.

Pala ruse tha se qëlloi në formë paralajmërimi në momentin që “Defender” kaloi në ujërat territoriale të Krimesë , duke shkelur kufijtë detarë me dy milje detare.

Sidoqoftë, Perëndimi nuk e ka njohur pushtimin e Krimesë nga Rusia, dhe për këtë arsye, vendet e NATO-s i konsiderojnë ujërat e rajonit si ukrainas dhe jo rusë. Mbi të gjitha, të enjten, kryeministri Britanik Boris Johnson e përshkroi kursin e ndjekur nga anija britanike si “absolutisht të saktë” – dhe përsëriti se ai nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia./m.j

Next Post
Integrimi në BE/ Rudina Hajdari: Ja shteti që do lobojë pro Shqipërisë

Integrimi në BE/ Rudina Hajdari: Ja shteti që do lobojë pro Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In