Roberto Mancini është justifikuar pas humbjes turpëruese nga Tottenhami. Tottenhami deklasoi Interin në ‘White Hart Lane’, duke e mposhtur me rezultat 6:1.
Trajneri i skuadrës italiane, Roberto Mancini, mendon se humbja e thellë prej 6:1 ndaj Tottenhamit erdhi për shkak se lojtarët kryesor të ekipit luajtën për herë të parë së bashku.
“Askujt nuk i pëlqen të humbas, sidomos 6:1, Por, përtej rezultatit, kjo ishte hera e parë që lojtarët tanë të rëndësishëm luajtën së bashku”, ka deklaruar pas ndeshjes Mancini.
Interi gjatë këtij parasezoni, është mposhtur edhe nga PSG’ja e Bayern Munichu me rezultat të lartë, 3:1 dhe 4:1, citohet “Express”. (b.an)