• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kështu duhet t’ia shpjegoni fëmijëve vdekjen e njerëzve të afërm

by A R
16/07/2016 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali juaj gjashtëvjeçar ju pyet: A do të vdesësh ti një ditë?” Në fillim nuk dini se çfarë t’i thoni. Pyesni veten: Si të bisedohet me fëmijën për vdekjen? A është ai mjaft i pjekur për bisedë të këtillë lidhur me temën aq të vështirë?

Fëmijët mendojnë për vdekjen. Disa vogëlushë madje bëjnë lojëra në të cilat dikush nga ta aktron të vdekurin. Prandaj mos iu shmangni bisedës lidhur me vdekjen. Thoni fëmijës që lirisht t’ju pyesë për çdo gjë që i intereson lidhur me këtë temë.

Nëse kohë pas kohe do të bisedoni haptas me fëmijën lidhur me vdekjen, do t’i ndihmoni që më lehtë të përballojë humbjen kur të ballafaqohet me vdekjen e personit të dashur, transmeton Telegrafi.

Vdekja, si t’i përgjigjemi?

Pyetjet e fëmijëve përreth vdekjes ju vendosin në vështirësi. Pyesim përherë nëse është e domosdoshme t’a konsumojmë këtë argument kaq të pakëndshëm. Përgjigja është PO, edhe pse mund të mos jemi gati. Çdo moshë ka pyetjet e veta:

* Deri në moshën 2-vjeçare fëmijët nuk e njohin fjalën vdekje. Ndiejnë mungesën e ndarjes. Nga 2 -3 vjeç, fëmija fillon të flasë për vdekjen në lodrat e veta. Vdekja në këtë moshë si koncept krijon idenë e palëvizshmërisë. Ajo që është e vdekur nuk lëviz më. Kjo temë nuk provokon akoma ndenja ankthi.

* Pas moshës 3-vjeçare fëmija fillon të shohë “vdekjet” e vogla të përditshme si gjethet që bien, kafshët që nuk jetojnë përjetësisht. Argumente për të folur për jetën dhe vdekjen janë të shumta për të diskutuar.

* Pas moshës 4-5 vjeçare fëmija fillon të kuptojë se vdekja është e pakthyeshme. Ai ndjen se duhet t’a përfaqësojë nëpërmjet vizatimeve si fantazmat, mostrat, apo varrezat.

* Pas moshës pesë vjeçare fëmija fillon të dijë më shumë se kaq. Pyet se ku shkon vdekja, nëse edhe ai do të vdesë, apo nëse mamaja e tij do të vdesë edhe ajo?

Heshtja, ashtu si edhe gënjeshtrat lënë shenjë të pashlyeshme në kujtesën e një fëmije. Duhet folur në një mënyrë të qartë dhe të prerë dhe është e domosdoshme prania e një personi tepër të dashur për fëmijën. Është e dëmshme të jepen shpresa të kota me fjalët “gjyshi ka shkuar për një udhëtim të gjatë, ose qeni yt ndodhet në qiell”. Duhet folur për vdekjen në momentin kur ajo ka ndodhur me fjalë të thjeshta dhe fraza të vërteta.

Të pyet nëse edhe ti do të vdesësh. Pyetja e tij do të të tronditë, nuk ishe e përgatitur për këtë gjë. Përgjigju se është një temë e rëndësishme për të cilën do të flisni më vonë. Pak më vonë tregoji ciklet e jetës. Të gjithë jemi qenie të vdekshme dhe kjo është pjesë e ekzistencës. I thuaj njëherësh se do të jetojë edhe shumë vite të tjerë dhe ata që nuk jetojnë më mbeten në kujtimet tona.

Si mund t’i japim lajmin për vdekjen e personit të dashur?

Mos prit që dikush tjetër t’i japë lajmin e hidhur dhe të dhimbshëm. Në një moment qetësie shpjegoi qartë situatën. Gjyshi nuk është larguar, nuk është në qiell, nuk do të kthehet më kurrë: Ka vdekur. Është e rëndësishme të përdoret fjala “vdekje”, e vetmja që i jep mundësinë fëmijës të përballojë realitetin. Metaforat, ose sinonimet lenë shpresë për një rikthim të mundshëm. Fëmija është pjesë e familjes dhe në ç’do moshë që të jetë, vdekja e një të afërmi i përket edhe tij. Edhe nëse je e tronditur nga vdekja, mos e largo fëmijën gjatë periudhës që quhet dhimbje. Mos harro t’i tregosh dhimbjen tënde. Tregoji se edhe gjyshi ka qenë dikur fëmijë, shihni së bashku fotot e tij, por mos prit që fëmija të të ngushëllojë. Nuk është ky roli i tij!

A duhet çuar në varrezë? Psikologët favorizojnë vajtjen. Por duhet respektuar edhe dëshira e tij, nëse dëshiron. Mendohet se është një provë e vërtetë që i tregon fëmijës se personi për të cilin flitet nuk jeton më. Në këtë mënyrë fëmija mendon se i vdekuri është në një vend të caktuar dhe nuk i jep udhë të lirë fantazisë së tij. Ndarja e njerëzve të gjallë dhe të vdekur është i qartë në momentin kur kryhet funerali.

Ndodh që humbja e një kafshe të dashur është kontakti i parë me vdekjen. Duhet kuptuar rëndësia e këtij momenti në jetën e një fëmije. Duhet shpjeguar humbja: qeni ishte i vjetër, i sëmurë, ne u munduam të shpëtonte…Thuaji se kupton dhimbjen e tij. Përpiqu mbi të gjitha të mos e banalizosh vdekjen e kafshës së dashur. Fëmijët traumatizohen nëse kuptojnë se prindërit nuk respektojnë dhimbjen e tyre.

Propozoji t’i gjeni së bashku një vend për t’a respektuar deri në fund. Shpjegoji se qeni do të jetë përherë në zemrën e tij, por në ndryshim nga njerëzit ai nuk është i pazëvendësueshëm. Pas njëfarë kohe ai mund të shfaqë dëshirën për një qen tjetër edhe kjo është krejtësisht normale. /Telegrafi/

Next Post

Drejtonte mjetin i dehur, humb kontrollin dhe përplaset me bordurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In