• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kështjella ligjore e mendore të papushtuara

by Bajram Peçi
10/07/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt, zyra ligjore nga më të njohurat në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, “Kasowitz LLP” dhe “Mishcon de Reya”, reaguan ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë. Ata, pa lënë vend për nënkuptime, por copë, deklarojnë publikisht edhe në mediat botërore se vendimi përbën shkelje të të drejtave themelore. Ata vënë në dukje se ndalimi i Veliajt përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe bie ndesh me standardet ndërkombëtare për një proces të drejtë ligjor.

Po citoj nga deklarata e tyre: “Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj, pa një akuzë të qartë dhe pa shqyrtuar masat alternative, është në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me parimet themelore të shtetit ligjor”. Më tej:…

“Rasti i Veliajt është shembull i një procesi që ngre shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të individit në sistemin shqiptar të drejtësisë”. Më troç nuk ka! Në traditën e tyre këto zyrat perëndimore të drejtësisë e kanë pasë parë sstemin lindor të ish diktaturave komuniste si vija ndarëse midis shkretëtirës dhe qytetërimit.

Lipset një reagim nga prokuroria Speciale, por nëse ata, qoftë dhe me heshtje, i përqeshin këta avokatët ndërkombëtare (të cilëve u mohohet kontakti me klientin) apo të tjerë që do dalin e do na thonë se “…ata paguhen nga Veliaj, atë punë kanë, të kundërshtojnë”, duhet t’i thonë publikut: është apo nuk kështu siç avokatët ngulmojnë e protestojnë?

Për të kuptuar se sa të prapambetur kemi qenë, madje dhe jemi ende me sistemin e drejtësisë “të pavarur”, po kthehem 350 vjet pas, në shek XVII, për të sjell në vëmendje të lexuesit Ligjin Habeas Corpus Hot. Ligji i jepte çdo qytetari anglez të arrestuar nga policia, të drejtën të paraqitej përpara gjyqit brënda një periudhe prej 20 ditësh pas arrestimit, përndryshe duhej të lirohej me garanci. Është koha kur në Angli qytetërimi po gdhendëte idenë se populli është autoriteti më i lartë i vendit, autoritet që ushtrohet nëpërmjet Parlamentit.

Ligji vlerësohet edhe sot si një nga shtyllat e lirisë se individit në Angli. Mbreti Karl II, i zemëruar se Parlamenti i kish marrë pushtet, pas disa vitesh (më 1685) u orvat ta shfuqizoj. E rrëzoi Asamblenë, por ligjin Habeas Corpus, “…një kazmë që gërmonte themelet e autoritetit mbretëror”, nuk mundi ta heqi.

Në botëkuptimin modern të liberalizmit luftohet e punohet për parime që të pranohen nga gjithë populli: lirinë, drejtësinë, mirëkuptimin dhe tolerancën. Çdo individ, çdo shtetas zotëron të drejtën e lirisë fizike dhe intelektuale. Autoriteti i detyrës së prokurorit duhet t’i respektojë këto të drejta sepse ky autoritet ekziston vetëm për mirëqenjen e shtetasve. Nuk ka prokurori dhe as Byro Kombëtare të Hetimit të ngritur si qëllim në vetevete?! Ekzistojnë si struktura të vendosura në kushtetutë vetëm e vetëm për mirëqenjen e shtetasve! Dyshoj se ky parim njihet e pranohet nga gjyqtari, hetuesi, prokurori, polici, dyshim që ilustrohet me sjellje autokratike e shpërdorim të detyrës, me të dhënën statistikore që vjen prej Ministrisë së Drejtësisë se në burgjet shqiptare ka më shumë të paraburgosur se të dënuar!

Nëse duhen ngritur komisione për të përgatitur e propozuar ligje për përmirësimin e këtyre parimeve, ia vlen vërtet që të përkushtohemi!? Brënda këtyre parimeve funksionon edhe pavarësia e prokurorive, speciale apo jospeciale. A duhen shpenzuar ato 80 milion euro pasuri e popullit për të mbajtur të paraburgosurit, kur ende nuk janë kryer hetimet e për më tepër, nuk ndodhemi para një krimi të dukshëm!?

Ngjashëm siç mbreti Karl II veproi me tërë forcën kur pa se Ligji Habeas Corpus i cënonte pushtetin, “Të pavarurit” e pushtetit të drejtësisë reaguan ndaj “Komisionit Xhafa”. E bojkotuan kur kuptuan se u ngrit me idenë e formimit të një komisioni të përhershëm parlamentar, i menduar si vëndi ku institucionet e drejtësisë duhet të raportonin.

Duket pak paradoksale, por duhet të pranojmë se krijesa që ngulmuam të formonim, një drejtësi e pavarur, u bë e mundur veçse nga partia në pushtet, e cila u bazua në idealet politike e parimet e drejtësisë. E nëpërkëmbur mjerisht nga Sali Berisha, na dallonte si shoqëri që nuk mund të quheshim demokratike në kuptimin modern të fjalës, pavarësisht se ishim shumë më të lirë nga koha e diktaturës.

Një botë ku dielli i drejtësisë nuk mbaron së ndrituri, është një krijim i kalorësve para donkishoteskë. U pa kjo kur befas u shfaqën simptomat e një “Mbi të pavaruri”, “Më i barabarti mes të barabartëve”, që një publicist i njohur i emërtoi si “Republika e prokurorëve”. Ky “ndriçim” i drejtësisë, kur publiku u njoh “aksidentalisht” me një vendim nxjerrë prej SPAK-ut për të përgjuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, trembi shumëkënd se krijesa rrezikonte të ngjante me monstrën e Frankeshtajnit.

Pasi me pamje nga lart përmes dronit dhe në tokë gjatë prishjeve, u pa se në Theth nuk bëhej fjalë për ndonjë kotec, por për një sipërmarrje ndërtimore që përfshinte disa mijëra m2 hapësirë dhe 10 apartamente portative, të vendosura mbi sipërfaqe të betonuara, duhet të vesh duart në kokë, kushdo qofsh, kur dëgjon përgjegjen e prokurorisë. I gjithë ky ndërtim pa leje bëhej ngjitur me kishën dhe një objekti që ka status “Monument Kulture”, Kulla e Ngujimit. Gjëja e parë që të ndërmendet është se territori Theth përbëka një hapësirë që qendron jashtë kontrollit, falë kjo korruptimit të të gjithë zinxhirit që i themi “Shtet”, përfshi polici, bashki, prokurori e Ministri e Turizmit dhe Mjedisit.

Kujt i vlen dhe përse shërben kjo mbrojtje e prokurorisë, të cilin organi ekzekutiv na u rrekërka t’ja marrë pavarësinë?! Natyrshëm, popullit jo, interesave kombëtare jo, por dhe as banorëve që ndërtuan, të cilët i lanë të ndërtonin objekte, që do vinte dita e do prisheshin, duke i dëmtuar rëndë ekonomikisht!

Next Post
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

December 5, 2025
VIDEO-Gjatë koncertit të Alban Skënderajt/ Djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të turmës

VIDEO-Gjatë koncertit të Alban Skënderajt/ Djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të turmës

December 5, 2025
“Sy më sy”, Nard Ndoka kritikon Berishën: Mos gënjeni anëtarët, i keni kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

“Sy më sy”, Nard Ndoka kritikon Berishën: Mos gënjeni anëtarët, i keni kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

December 5, 2025
Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

December 5, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

Çdo takim jashtë strukturave “agjendë personale”/ I përgjigjet Berishës, Salianji: Në Durrës ishin 500 demokratë dhe drejtuesit e PD

December 5, 2025
“Tronditet” futbolli turk nga skandali i basteve, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasarai

“Tronditet” futbolli turk nga skandali i basteve, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasarai

December 5, 2025
700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

December 5, 2025

“Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin” – Reagimi i Dash Sulës për Salianjin: Bravo i qoftë

December 5, 2025
Mori 2,4 milionë lekë për një ndërtim pa leje, çohet për gjykim polici bashkiak dhe qytetari

Ndonjë anëtar i KLP-së a është nën hetim nga SPAK? Ja përgjigjia që jep Prokuroria e Posaçme

December 5, 2025
“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In