Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI-së, Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje.
Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në përfundimit të dëgjesës me kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me nismën e bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Guri e akuzoi deputetin socialist se ka vjedhur energjinë.“Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të oligarkisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta”, deklaroi ajo.
Qefalia e paralajmëroi padinë penale ndaj këshilltarëve bashkiakë të LSI-së, në një prononcim për “News 24”. Ai mohoi çdo akuzë të ardhur në drejtim të tij.
ma.me