• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Këshilltari shqiptar nxit debatet brenda Shtëpisë së Bardhë, pas kërkesës për shkarkim

by Java News
11/04/2018 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ylli Bajraktari nuk do të jetë më në krye të stafit të Këshilltit të Sigurisë Kombëtare (NSC), në SHBA, sipas spekullimeve në median amerikane. Shqiptaro-amerikani erdhi si refugjat lufte nga Kosova në SHBA dhe shënoi një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierë, bashkë me vëllain e tij Ylberin, në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Për ta është shkruar edhe më parë në median amerikane.Pozitën më të lartë, Ylli Bajraktari e pati gjatë mandatit të H.R. McMaster, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ylli u bë krahu i djathtë i gjeneralit që vendosi rregull dhe stabilitet në departamentin që koordinon punën e të gjitha agjensive të sigurisë, informacionit dhe mbrojtjes kombëtare në SHBA.

Mirëpo, ai po largohet tashmë që John Bolton zëvendësoi McMasterin në 9 prill. Sipas një shkrimi në “Vanity Fair”, Bolton kërkoi largimin e Michael Anton, zëdhënës i NSC-së dhe të Ylli Bajraktarit.

Sipas revistës së njohur, John Kelly, Shefi i Stafit të Presidentit Trump ia bllokoi Boltonit shkarkimet, duke i thënë se të dy janë kuadro shumë të mirë të administratës. Mirëpo, Bolton këmbënguli duke i thënë: “Presidenti më ka dhënë leje që të largoj këdo që mendon se nxjerr sekrete”.

Ylli Bajraktari ka qenë prej kohësh në shënjestër të trampistëve konspiracionistë që dyshojnë se ai është personi që i ka treguar medias se Trump e uroi për fitoren në zgjedhje Vladimir Putinin, pavarësisht se stafi i kishte lënë shënim me shkronja të mëdha mbi tavolinë: “Mos e uro!”

Konspiracionistët kanë qenë të obsesionuar me dy vëllezërit, për arsye se ata ndodheshin aty që nga periudha e Presidentit Obama dhe për shkak se vijnënga familje myslimane.

Veprimet e John Boltonit po ndiqen nga media edhe për të vlerësuar pozitën në administratë të Shefit të Stafit, John Kelly, i cili pasi disiplinoi Shtëpinë e Bardhë, thuhet se po e humbet përsëri autoritetin. Në mënyrë domethënëse, Presidenti Trump i tha Boltonit: “Ti punon për mua”, një sinjal sipas revistës që mund ta kontaktojë drejtpërdrejt, jo nëpërmjet Shefit të Stafit si është rregulli.

Këto shkrime në media sigurisht duhen marrë pak me skepticizëm. Nga një anë është e vërtetë se hajvanë rrjetin social Tuitër, që shohin kudo komplote, si Mike Cernovich, janë të fiksuar me vëllezërit Bajraktari. Po burime nga Shtëpia e Bardhë që nuk identifikohej i ka thënë gazetarit të “Vanity Fair”, Gabriel Sherman, se Anton dhe Bajraktari kishin bërë vetë plane që të largoheshin bashkë me McMaster.

Burimi gjithashty ka shtuar se askush në Shtëpinë e Bardhë nuk mendon se ata kanë nxjerrë sekrete për median.

“Thjesht, nuk është e vërtetë”.

Në fakt, me pak zgjuarsi trampistët duhej ta kishin përdorur ngjitjen në pozitë të vëllezërve Bajraktari, jo si diçka për t’u alarmuar po si një mjet për t’iu përgjigjur akuzave të liberalëve. Dmth jo vetëm që Trump nuk është anti-mysliman dhe njëpartiak po dy djem të talentuar nga Kosova i ka ngritur në poste shumë më të larta sesa ato që u ishin dhënë në Administratën Obama.

Për udhëtimin e jetës të Yllit dhe Ylberit është shkruar disa herë. Ata i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për çlirimin e Kosovës, për shpëtimin e shqiptarëve nga një katastrofë humanitare dhe për mundësitë e mëdha që u janë dhënë në atdheun e tyre të ri.

Njerëz me këtë përkushtim i duhen Amerikës. Në fakt, karriera e tyre nuk mbaron me John Bolton. Ajo vetëm sa ka filluar./illyriapress

ma.me

Next Post
Klauda Pepa e emocionuar për rikthimin në Tiranë: E lumtur teksa shoh që po ndryshon

Klauda Pepa e emocionuar për rikthimin në Tiranë: E lumtur teksa shoh që po ndryshon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In