• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i PD: Ja pse dëgjesa për ujin u bë vetëm me të majtët…

by A R
25/07/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD , Akil Kraja, sulmoi jo vetëm planin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të rritur çmimin e ujit por edhe faktin që në dëgjesën e këshillit bashkiak ftoi vetëm këshilltarë të majtë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, kur njëkohësisht bëhej dhe mbledhja e këshillit bashkiak, Kraja sqaroi se nuk ishte i pranishëm për shkak të mungesës së një ftese nga ana e Veliajt.

“Nuk jam i ftuar, ka mungesë transparence për një problem të përditshëm të shqiptarëve. Bëri një inskenim Veliaj të minutës së fundit, vetëm me këshilltarë të majtë, që mos ketë kundërshtime,” tha Kraja, shkruan BalkanWeb.

Këshilltari i djathtë gjithashtu tregoi dhe arsyet se pse kundërshtonte projektin që pritet të vihet në zbatim nga Bashkia e Tiranës.
“Nëse një familje shqiptare paguan 20 mijë lekë të vjetra të faturës së UKT, tani me planin e ri të Veliajt, uji shkon 28 mijë lekë të vjetra. Do paguajë qytetari 8 mijë lekë më shumë. Është rritur çmimi i energjisë elektrike, janë rritur taksat e gjelbërimit, është rritur çmimi i transportit publik, është shtuar dhe taksa e arsimit, të gjitha mbi kurriz të familjes shqiptare. I bie që çdo familje të paguajë në muaj 100 mijë lekë taksa.

Ujë, transport, parking, pastrim, mjedisi, dhe tani vijnë me buxhet fantazëm që s’e dijmë nga vjen. 180 milionë euro investime kot. As ata nuk e dinë çfarë po bëjnë. 180 mln euro strategji pa element për ujin. Janë qindra milionë euro të shpenzuara për Tiranën, por kur shohim s’ka asnjë ndryshim në qytet, qytetarët nuk shohin ndryshim. Harxhohen para për palma, lule për tarracën e Bashkisë. Kërkojmë më shumë transparencë dhe menaxhim më të mirë. Planet e Veliajt pasurojnë disa kontrata klienteliste jo-transparente,” tha Akil Kraja.

Next Post

"Deputetet e PS lidhje të jashtëligjshme uji për bizneset", LSI opozitë në pushtetin lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

January 24, 2026
E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

January 24, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 24, 2026
Çdo javë protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Foltorja 2 do t’ia dalë, e para përfundoi në rithemelim të PD-së

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

January 24, 2026
Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In