Pas konfirmimit se Qazim Sejdini nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në Elbasan, duket se PS e ka gjetur pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për Prefektin aktual, Gledian Llatja, i cili është komentuar nga Endri Fuga, këshilltar pranë Ramës.
Një takim i Llatjas me zv.ministren e Brendshme Romina Kuko është postuar nga Fuga në Twitter me një shënim.
“I sigurtë se gjatë 2019 dhe viteve në vazhdim Glediani do të japë shumë për Elbasanin që duam” – shkruan Fuga.
Edhe më parë emri i prefektit aktual të qarkut është komentuar si potencial për të garuar në zgjedhjet e qershorit. Megjithatë zyrtarizimi i listës pritet të ndodhë në prag të fushatës.
/javanews/a.rada