• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i Ramës: Çmenduri nëse BE kushtëzon negociatat me kampet

by A R
15/06/2018 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse Bashkimi Europian do të kërkonte ndërtimin e një kampi për refugjatët apo për ushtarët e ISIS në Shqipëri me kusht hapjen e negociatave, kjo do të ishtë një çmenduri.
Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për fushën e Sigurisë, mohon kategorikisht mundësinë që vendi ynë mund të kthehet në një kamp pritës për refugjatët që aspirojnë vendet e BE.

Për Sandër Lleshin kjo është vetëm një jehonë politike e disa qarqeve të huaja.

Sandër Lleshi: Po alarmohemi sot nga ca media të cilat i bëjnë jehonë axhendave politike të disa vendeve të caktuara të BE. Por vendimet për Shqipërinë nuk i merr kryeministri austriak, i marrin autoritetet e Shqipërisë dhe autoritetet e Shqipërisë nuk kanë asnjë artikulim që shkon në favor të ngritjes të ndonjë kampi refugjatësh në Shqipëri.

Ndërsa përsa i përket debateve rreth ndërtimit të kampit për luftëtarët e ISIS, këshilltari për Sigurinë i Ramës i quan spekulime “Made in Albania”.

Sipas tij deklaratat e kryeministrit bullgar janë keqkuptuar pasi Borisov e kishte fjalën për të sjellë ekspertë për Qendrën e Kordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe jo terroristë.

Sandër Lleshi: Do të ishte çmenduri që BE të na mbajë derën mbyllur ne sot dhe nesër kur të bëhemi vatër terroristësh të na e hapë. Ky është “Made in Albania” plotësisht si lajm, këtë e kanë krijuar vetëm shqiptarë të cilët janë mjaft të informuar si është e vërteta. Kryeministri Borisov tha është ide shumë e mirë dhe propozimin e Shqipërisë tha ne si Bullgari e mbështesim. Pra ne do të sjellim njerëzit tanë, për ekspertët e vet jo për terroristët.

Gjatë intervistës për Ora News, Lleshi sqaron edhe objektin e veprimtarisë së Qendres së Kordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e cila është ngritur në Tiranë.

Sandër Lleshi: Misioni i saj është të kordinojë punën e institucioneve tona për të zbatuar një strategji kombëtare kundër ekstremizmit dhe kjo ishte ideja që këtë qendrën tonë ta bëjmë rajonale, të ftojmë ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të medias, klerit nga këto vende që të bashkojmë përpjekjet në kuadër të qendrës sonë.

Nga janari deri më sot përllogaritet se në vendin tonë kanë hyrë ilegalisht rreth 2500 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme që destinacion fundor kanë vendet perendimore.

Edhe pse në mediat ndërkombëtare përflitet se Shqipëria tashmë është korridori i ri për refugjatët që duan të hyjnë në vendet e BE, për këshilltarin e sigurisë vendi ynë nuk është në gjendje alarmi, edhe pse sipas tij e ardhmja është e paparashikueshme.

Sandër Lleshi: Shqipëria nuk është vend tranzit por nuk ka asnjë nevojë për këtë çështje sepse Shqipëria nuk është përballur me ndonjë fluks ekstrem refugjatësh për të cilët duhen ngritur kampet dhe menaxhuar.Shqipëria i ka kapacitet pritëse për ata shtetas të huaj, refugjatë, apo të tjerë që kalojnë apo kapen që kalojnë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar dhe këto qendra pritje e plotësojnë misionin që janë ngritur. E ardhmja nuk duhet se çfarë mund të sjellë por ne nuk presim flukse të mëdha.

Gratë dhe fëmijët e luftëtarëve shqiptarëve të ISIS kanë nisur të rikthehen dhe po i nënshtrohen procedurave. Mbi 100 luftëtarë shqiptarë së bashku me familjen e tyre janë larguar nga Shqipëria për të luftuar për llogari të ISIS.

Të githë mercenarët, siç dëshiron t’i quajë Sandër Lleshi, në rast se do të ktheheshin në Shqipëri do të përballen me ligjin, ndërsa për gratë dhe fëmijët e tyre qeveria ka një plan për rehabilitimin e tyre.

Sandër Lleshi: Kthimi i atyre që kanë marrë pjesë në një konflikt të armatosur, pra kanë marrë pjesë në një veoprimtari terroriste nuk shoqërohet me një rehabilitim pas por me ndjekje penale. Fëmijët dhe bashkëshortet të cilët nuk janë përfshirë në veprimtari kriminale, të paktën fëmijët jo, qeveria shqiptare ka përgatitur një plan të përbashkët ndërinstitucional për ti trajtuar këta.Nëse paraqiten pranë pikave tona të kufirit ne kemi një plan për tu marrë me ta, Ministritë përkatëse.

Ndërkaq Lleshi thotë se nuk do të pranohen familjarë të luftëtarëve nga Kosova dhe Maqedonia.

Sandër Lleshi: Çdo qytetar i një shteti të caktuar është i detyruar të paraqitet tek shteti për të cilin paguan taksat apo i cili ka detyrimin ta mbrojë apo të kujdeset për të. Shqipëria e ka detyrë në Kushtetutën e saj të kujdeset për ata që mbajnë pasaportën e saj.

Qeveria dhe disa zyrtarë të vendeve të BE, siç është ai i Austrisë dhe i Danimarkës ndajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me kampin e refugjatëve.

E tashmja është kontradiktore, ndërsa e ardhmja e pasigurt nëse Shqipëria do të ngrejë mure apo kampe për refugjatët.

Next Post
Përmend pa dashje Laert Vasilin, Trebicka: Më falni se fola greqisht…

Përmend pa dashje Laert Vasilin, Trebicka: Më falni se fola greqisht...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In