• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këshilltari i Presidentit Meta po mbledh firma”/ Bejko: Berisha po bën grusht shteti, por do shfryhet

by Java News
03/12/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa më shumë që po shkojmë drejt dy kuvendeve të PD-së, aq më shumë nxehet debati dhe replikat në distancë me akuza dhe kundërakuza mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Por çfarë do të ndodhë në dy kuvendet e PD-së dhe si do të dalë nga kjo “luftë” partia më e madhe në opozitë?

Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” u shpreh se me lëvizjen dhe retorikën asgjësuese, Sali Berisha po bën një grusht shteti. Në fund të kësaj përplasje të fortë brenda selisë blu, Bejko në krye të PD-së shikon pa asnjë dyshim Lulzim Bashën.

“Berisha është duke organizuar një “puç” institucional disa e quajnë “grusht shteti”. PD nuk duhet ta merrte PD-në në qafë, është një çarje e madhe. Berisha ka një fjalor punist. Berisha është në hall të madh dhe thotë “aman më jepni partinë” për t’u përballur me amerikanët.

Po cfarë po i bën PD-së dhe demokracisë, nder apo qeder? Berisha do të kishte legjitimitet për këto teza po të dilte që pas 25 prillit, por në momentin që doli pas 9 shtatorit…

Berisha nuk po merr në qafë vetëm PD-në por po turbullon demokracinë shqiptare. PD nuk ka për ta marrë dot, do të vijojë të jetë me këtë kryetar që ka, po kështu grupi i PD-së, demokratë të tjerë dhe në kuvendin e datës 18 do të ketë shumë dhe kjo do të thotë që kriza në PD do të thellohet”.

Ish-kryeministri Berisha u premton demokratëve në “Foltore” se brenda pak kohe do i sjellë në pushtet përmes protestave dhe revolucionit. “Berisha po gënjen, PD nuk ka kurrë mundësi të vijë në pushtet me revolucion. Një PD me Berishën kurrë nuk do të vijë në pushtet. Demokratët do të lodhen duke u endur pas protestave të Berishës që do ta përdorë për t’u treguar forcën amerikanëve. Berisha në 2013 ka humbur me 1 milion vota kundër” tha ai.

Por si është e vërteta e firmave të delegatëve? Në këtë pikë, Roland Bejko implikon edhe Presidentin. “Një pjesë kanë firmosur se nuk e duan Bashën, një pjesë se ka vajtur shoku, miku, deputeti, kryetari i partisë, i kanë lodhur dhe bezdisur njerëz nga Tirana me telefona, deri edhe njerëz pranë presidentit, këshilltar të Presidentit me origjinë andej janë angazhuar. Duke u kujtuar nderet për të hedhur firmën. Por ama do të shfryhet shpejt”.

Bejko parashikon edhe një tjetër lëvizje të amerikanëve. “Janë amerikanët që e nisën, deri në 11 do të bëjnë ndërhyrje tjetër dhe nëse nuk do të bëjnë, nuk mund të lejojnë qëllimin e Berishës, që të destabilizojë Shqipërinë, të destabilizojë rajonin dhe kjo do ta penalizojë më shumë se kurrë Berishën” deklaroi ai./m.j

Next Post
Çdo gjë merr fund sonte! Bora hyn në shtëpi për t’i kthyer varësen Donaldit

Çdo gjë merr fund sonte! Bora hyn në shtëpi për t’i kthyer varësen Donaldit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In