Dje dhe sot në media ka qarkulluar një lajm, sipas të cilit kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka replikuar me “këshillat” e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli, duke deklaruar se “nuk kemi nevojë për këshilla nga Shqipëria”.
Sot këshilltari i Mustafës, Sokol Havolli ka sqaruar këtë çështje, duke mohuar që Mustafa të ketë deklaruar diçka që implikohet me mesazhet e ministres Kodheli. “Kryeministri gjatë tërë ditës ka pasur takime bilaterale dhe ka qenë në mbledhjen e Qeverisë. Nuk ka pasur qëllim që t’i përgjigjet Kodhelit që bëri vizitë në Kosovë”, ka thënë Havolli për “Indeksonline”.