• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Këshilltari i Donald Trump e quan luftën e UÇK-së një fushatë të Al-Qaedas

by A R
22/03/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati presidencial nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, më në fund ka publikuar listën e këshilltarëve të tij të politikës së jashtme, ndërsa një prej tyre, siç shkruajnë mediat amerikane, është zgjedhja më e keqe e mundshme.

Lista e këshilltarëve të Trump, e kryesuar nga senatori Jeff Sessions, përbëhet nga: Keith Kellogg, Carter Page, George Papadopoulos, Walid Phares dhe Joseph E. Schmitz.

Phares është ish-këshilltar i kandidatit tjetër presidencial të zgjedhjeve të kaluara në SHBA, Mitt Romney, ndërsa, sipas mediave në SHBA, përzgjedhja e tij për këshilltar është vendim shumë i dobët, siç ka qenë edhe i Romneyt, raporton Koha.net.

Leon Hadar, analist i çështjeve globale, gazetar, bloger e autor, si dhe kritik i vjetër i politikës amerikane në Lindje të Mesme, e kishte përshkruar Pharesin si neo-konservator dhe “një akademik që është përfshirë në milicinë e krishtere të krahut të djathtë gjatë luftës civile në Liban”.

Phares ka bërë edhe më parë deklarata të gabueshme e alarmuese mbi kërcënimet nga jashtë.

Siç kishte raportuar gazetari McKay Coppins menjëherë pasi Romney e kishte emëruar Phares si këshilltar, “përgjatë karrierës së tij si ekspert, ai ka paralajmëruar se disa myslimanë po planifikojnë një pushim të fshehtë të institucioneve amerikane me qëllimin përfundimtar të imponimit të ligjit të Sheriatit”.

Mediat në SHBA, Pharesin po e cilësojnë si një kritik të pavend të politikës së jashtme amerikane, ndërsa një prej deklaratave që po konsiderohet si e pavend është edhe ajo për bombardimet e NATO-s në Kosovë.

“Një fushatë e gjithanshme e Al-Qaedas për të shkatërruar ushtrinë serbe, çoi në ndryshimin e regjimit në Serbi”.

Artikuj pas artikujsh, Walid Phares ka fajësuar Amerikën për tensionimin e marrëdhënieve me Rusinë, duke i interpretuar ato me lidhjen e ngushtë mes Rusisë dhe Serbisë dhe injorimin e interesave ruse në Kosovë.

Është e vështirë të gjesh një vendim të politikës së jashtme të cilën Phares nuk pajtohet se është rezultat i infiltrimit islam, nga politika amerikane gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit e deri tek intervenimi i Bill Clintonit në Ballkan.

Ai, në një analizë të botuar para disa vitesh, një vit para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pati thënë se nëse kjo ndodhë [pavarësia e Kosovës], atëherë të njëjtën gjë duhet ofruar edhe serbëve të Bosnjës.

Next Post

Terrori në Bruksel, reagojnë deputetët Majko dhe Topalli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In