Dritan Shano, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se Partia Demokratike duhet të ndahet “nga e shkuara e sa,j sado e lavdishme”.
“Programi i Partisë Demokratike duhet të jetë i vërtetë dhe i besueshëm dhe shtoi se PD-ja duhet të ndahet nga e shkuara e saj, sado e lavdishme”, tha Shano.
Kur u pyet nëse ndarja nga e shkuara do të thotë që Sali Berisha të mos jetë më në listën e deputetëve, Shano u përgjigj kështu:
“Kryetari i partisë është mandatuar që t’i japë zgjidhje kësaj gjëje.
Nëse është e nevojshme dhe nëse njerëzit e përcjellin qartë këtë mesazh, atëherë ai duhet t’u bindet njerëzve”.
Më tej, analisti theksoi se “nuk është e thënë që po iku Rama do të vijë Luli dhe Monika”.
“Po iku Rama, do të ketë zgjedhje. Shqiptari duhet të mundohet të thotë me votën e tij se nuk dua që të vijë Luli.
Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për alternativa të tjera.
Është e qartë që klasa politike shqiptare duhet të rinovohet”, u shpreh Shano, këshilltar për ekonominë në Partinë Demokratike.
/a.rada