Këshilltari i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Edi Lesi ka reaguar pas kritikave të aleatëve, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.
Ai thotë se janë bërë si zonja Tefta që tregon si gatuhet bifteku dhe ca vlerash kanë zarzavatet në verë, ndërsa i cilëson predikime banale.
“Jane shfaqur ca aleatë që japin receta cduhet te beje pd, pak te thuhet si zonja Tefta qe tregon si gatuhet bifteku dhe ca vlerash kane zarzavatet ne vere.
Me shume ngjajne me dermatologet qe te mesojne se dielli i mesdites duhet shmangur.
Predikime banale pa asnje te re, pa asnje ide, nderkohe qe leksioni i vetem qe mund te jepnin eshte ti kishin hapur rruge lidershipit te ri ne partite e tyre qe i mbajne ne xhep, si oret e qemotit, prej me shume se dy dekadash”, shkruan Lesi.
Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi kanë kritikuar ashpër vendimet e Bashës për të mos tërhequr ministrat teknikë nga qeveria Rama, pasi opozita sipas tyre në këtë formë po bëhet qesharake. /b.d