• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli Politik drejt dështimit? Eksperti i PD: Opozita nuk do të bëjë draftin për ndryshimet kushtetuese, ja çfarë kërkojmë nesër

by Ardit Rada
17/09/2020 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca e refuzoi ftesën e Partisë Demokratike që Këshilli të mblidhet me urgjencë të mërkurën që kaloi, por opozita jashtëparlamentare nuk kërkon hakmarrje. Ajo është gati për të shkuar të premten në Këshill, ndonëse duket e papërgatitur për detyrat e shtëpisë.

Nesër në tryezën  e këshillit politik  Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të shkojnë duarbosh përballë Damian Gjiknurit, i cili në mbledhjen e fundit i kërkoi propozime konkrete për pragun kombëtar zgjedhor,  afatet e paraqitjes se listës unike nga aleancat dhe  si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatet ne kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Eksperti për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso thotë se propozimet duhet të vijnë nga shumica, pasi ajo inicioi ndryshimet kushtetuese.

“Do të ishte e udhës në kuadër të një këshilli normal dhe të një përpjekjeje serioze për të gjetur konsensus në kuadër të Këshillit Politik që pala e cila ka shtyrë në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese por edhe ka thirrur mbledhjen, të paraqiste një draft nëse e kishte ose të bënte me dije vizioni sesi ndryshimet që ka bërë vet në Kushtetutë të përkthehen në amendamente në Kodin Zgjedhor” Shprehet eksperti i PD.

Kaso thotë se në takimin e së premtes, opozita jashtëparlamentare do të kërkojë në Këshillin Politik ballafaqim për koalicionet parazgjedhore.

“Në mbledhjen e nesërme. në vijim të mbledhjes së kaluar, do të ketë si pikë të parë të agjendës dhe të rendit të ditës çështjen e mos dakortësisë së palëve lidhur me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e formulës për shpërndarjen e mandateve” thotë ai per shqiptarja.com.

Por koalicionet parazgjedhore nuk janë i vetmi shpëtim që opozita të shkojë e bashkuar në zgjedhje sipas Kasos.

“Strategjitë tona elektorale janë të shumëfishta, parashikojmë çdo lloj skenari të mundshëm dhe ajo çfarë kemi thënë është që zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë rotacion me çfarëdolloj formule, ekzistence koalicionesh me formatin e vjetër apo formatet e reja që  mund të propozohen” Shprehet Kaso.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj pretendojnë se ndryshimet kushtetuese u bënë për të dëmtuar koalicionin e Opozitës së Bashkuar, ndaj dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha thirri në seli trojkën e ambasadorëve që iniciuan edhe ngritjen e Këshillit me qëllim përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Madje ata kërkojnë edhe ekspertizën e OSBE/ ODHIR për 3 çështjet që ndajnë palët, hapjen e listave koalicionet dhe pragun elektoral.

/e.rr

Next Post
Saga e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen po terrorizojnë Tiranën, vrasje që nga Italia deri në Belgjikë

"Blindohet" Elbasani, Policia dhe Renea kontrolle për ekzekutimin e Bujar Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In