• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KESHILLI KOMETAR/ Në janar 2019 Basha përmbys kupolën drejtuese të PD

by Java News
26/12/2018 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të zgjedhë në fillim të këtij viti lidershipin e ri të saj. Pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, PD-ja do të përmbyllë procesin e riorganizimit me përzgjedhjen e emrave të rinj në funksionet më të larta brenda partisë.

Kreu i P-së Basha mësohet se do të kërkojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur drejtuesit në funksionet më larta drejtuese. Të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të zgjedhin me parimin një anëtar një votë, dy nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, sekretarin organizativ, sekretarin për Burimet Njerëzore, sekretarin për Çështjet Zgjedhore, sekretarin për Aksionin Qytetar dhe sekretarin për Ekonominë. Për secilin post, pritet që të propozohen minimalisht dy kandidatura, të cilat do t’i nënshtrohen votës së anëtarëve të rinj të Këshillit të ri Kombëtar, deputetëve dhe çdo anëtari të përhershëm në këtë strukturë të PD-së.

Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Kombëtar i PD do të zgjedhë edhe kryetarin e ri të saj. Sipas statutit të Partisë Demokratike, në nenin 50, pika 1 e tij, anëtarët e Këshillit të PD-së, në mbledhjen e tyre të parë do të zgjedhin edhe kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat 4-vjeçar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar do të koordinojë marrëdhënien mes anëtarëve të Këshillit dhe aksionit të Grupit Parlamentar të PD-së. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit do të zgjedhin mes kandidaturave të propozuara, emrat e rinj të lidershipit të PD-së. Pas zgjedhjes së funksionarëve të rinj, Basha do të nisë punën për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Basha ka premtuar se kandidatët për zgjedhjet vendore nuk do të jenë atribut i tij, por i anëtarësisë së PD-së, e cila do të ketë të gjithë të drejtën të propozojë dhe të zgjedhë kandidatët për kryetarë bashkie./a.meta/javanews.al

Next Post
Vendimet/ Studentët që s’do paguajnë tarifë dhe ata që përfitojnë bursë 10 mijë lekë

Vendimet/ Studentët që s'do paguajnë tarifë dhe ata që përfitojnë bursë 10 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com