• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Këshilli i Investimeve rekomandon lehtësimin e mëtejshëm të procedurave doganore

by Java News
09/05/2017 19:04
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte mbledhur sot në Mjediset e MZHETTS, takimi i 10-të i Këshillit të Investimeve, i cili drejtohet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Tema e Mbledhjes së X-të ishte “Lehtësimi i mëtejshëm i procedurave doganore”, një temë e votuar në mbledhjen e fundit të 2016 nga anëtarët e KI.  Në hapje të takimit Ministrja Ekonomi mbajti një fjalë ku theksoi se tema në fjalë është shumë e rëndësishme pasi vjen si një kërkesë e vazhdueshme nga biznesi për lehtësimin  e procedurave doganore, dhe  rritjen e konkurueshmerise dhe stimulimin e eksporteve. E sigurisht edhe si detyrim për të përmirësuar klimën e biznesit dhe renditjen e Shqipërisë në Doing Business. Ministrja permendi  përmirësimet e ndjeshme të kryera në Kodin e ri Doganor dhe kerkoi qe kodi i ri doganor dhe mundesite qe ai ofron te kthehen ne nje instrument i cili te ndihmoje konkurueshmerine. Ministrja vlerësoi punën e Drejtorisë së Doganave dhe i kerkoi organzimin e nje aktiviteti ne bashkepunim me shoqatat e biznesit dhe Sekretariatin për të shpjeguar gjithë bizneseve eksportuese  ndryshimet që po pëson Kodi Doganor dhe mundesite e reja qe ai ofron.

“Ne e dimë se në fillim të vitit 2015, në doganën e portit të Durrësit, u vendos kanali jeshil. Jo vetëm në Këshillin e Investimeve, por edhe në Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë dhe në Komisionin për Vlerësimin e Masave për Importet ne kemi diskutuar disa herë për kanalin jeshil dhe për lehtësirat që ky kanal ose kjo mënyrë komunikimi i jep biznesit duke shkurtuar kohën e procedurave dhe barrierave administrative që ato kanë në momentin që ato bëjnë shkëmbime mallrash. Koha e matur lëviz nga 3 orë që ishte përpara vendosjes së kanalit jeshil në 10 minuta sot. Kjo do të thotë se për biznesin është më shumë kohë, më pak shpenzim, natyrisht dhe arritje më e shpejtë e tregut destinacion” tha Ministrja në fjalën e saj.

Anëtarët e këshillit dëgjuan me vëmendje gjetjet e raportit të përgatitur nga Sekretariati i KI, lidhur me problematikat në procedurat aktuale doganore dhe disa rekomandime si mund të lehtësohen dhe përmirësohen. Analiza u bazua në ankesat e bizneseve të depozituara në Sekretariat gjate periudhës 2015 – 2016 (rreth 30 ankesa). Më tej një pyetësor i hapur u hodh online  dhe u plotësua nga 23 kompani. U zhvilluan rreth 25 takime janë zhvilluar me biznese, importuese dhe eksportuese dhe në rrethe, kompani konsulence, administratën doganore, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë. Ndërsa më 20 Prill u zhvillua një takim konsultimi me ekspertë të fushës nga administrata doganore, tatimore dhe biznese për të diskutuar paraprakisht rekomandimet më të mundshme dhe të rëndësishme për t’u prezantuar në KI. Pas këtij anketimi u arrit në disa gjetje dhe rekomandime që mund të grupohen në: a) rekomandime të cilat kërkojnë plotësimin e kuadrit ligjor sekondar; b) rekomandime të cilat nuk kanë nevojë për plotësime ligjore dhe nënligjore, por që kërkojnë zbatimin me rigorozitet të dispozitave doganore në fuqi nga administrata doganore; dhe c) rekomandime për realizimin e te cilave kërkohen investime dhe ndryshime operacionale/teknike.

Konkretisht, rekomandimet  kryesore konsistojnë në: Përgatitja në kohë e legjislacionit sekondar doganor referuar hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Doganor në 1 Qershor 2017 dhe konsultimi me biznesin, si një praktikë e mirë për nxitjen e partneritetit; Dokumentimi i qartë dhe gjurmimi në sistemin e brendshëm të DPD të mënyrave të llogaritjes së vlerës doganore nëpërmjet rishikimit të akteve/udhëzimeve të brendshme, përditësimi i listës së çmimeve të referencës; Nevoja për ndërgjegjësim për biznesin për të kërkuar nga administrata doganore informacion klasifikim tarifor të detyrueshëm dhe kthim nga degët doganore përgjigje bizneseve për rezultatet e laboratorit të doganës mbi klasifikimin tarifor. Institucionalizimi i bashkëpunimit dhe konsultimit me biznesin: Të rritet komunikimi online i informacionit dhe marrjes së autorizimeve të ndryshme të biznesit si në dogana dhe në institucione të tjera të lidhura, tatime, AKU, etj. Finalizimi i projektit “single window” në dogana do të lehtësojë koordinimin ndërinstitucional.

ma.me

 

Next Post
Kampioni i “Tour de France” i shpëton një aksidenti me dashje

Kampioni i “Tour de France” i shpëton një aksidenti me dashje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In