Sot është mbledhur në një tryezë të rrumbullakët Këshilli Kombëtar I Integrimit Evropian, aktiviteti I fundit në Shqipëri I ambasadorit Luigi Soreca, I cili pritet që në ditët në vijim të shkojë një Komision Europian për një detyrë të re atje.
Kryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku me batutë tha se do t’i mungojnë debatet me ambasadorin Soreca për atë që bën qeveria.
“Falënderoj komisionin për mbështetjen financiare që ka dhënë për Shqipërinë, edhe atëherë kur nuk I kemi plotësuar kriteret! Unë shpresoj që standardin e vendosur nga z. Soreca ta vazhdojë edhe pasardhësi i tij”, tha Tabaku.
Menjëherë pas saj e mori fjalën Balla i cili po me batutë ‘akuzoi’ Tabakun se ia ka nxirë jetën ambasadorit.
“Shpresoj që të mos ia nxini më jetën ambasadorit tjetër si ia paske bërë Luigit, debatet t’i bëjmë në shqip. E vërteta është që një mik shumë i mirë si Luigi Soreca po ikën në një moment pas progres raportit më të mirë që Shqipëria ka marrë ndonjëherë”, tha Balla./m.j