• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Evropës u jep fund teorive: Nuk ka plan refugjatësh në Shqipëri

by A R
21/06/2018 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetur nga BIRN, një zyrtar i Këshillit të Europës iu përgjigj me ‘jo’ pyetjes nëse ka apo jo një plan për bazë dizbarkimi refugjatësh në Shqipëri dhe mohoi gjithashtu që një plan i tillë të jetë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nga Gjergj Erebara

Zyrtari i Këshillit të Europës tha se koncepti i “qendrave rajonale të dizbarkimit”, për të cilat flitet në draftkonkluzionet e takimit të Këshillit më 28 qershor, nuk lidhet me Shqipërinë dhe se është ende një koncept në zhvillim.

“Jo. Rajonet nuk janë identifikuar ende sepse ne po flasim vetëm për mundësinë e eksplorimit të këtij koncepti,” tha zyrtari përmes një emaili, i pyetur nëse ky koncept lidhet në ndonjë farë mënyre me Shqipërinë.

Pyetjes nëse Platforma e Dizbarkimit lidhet me ndonjë farë mënyre me vendimin e pritshëm të Këshillit për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, vendim që pritet të merret gjithashtu më 28 qershor, zyrtari iu përgjigj gjithashtu prerazi “Jo”.

Partia Demokratike në opozitë ka akuzuar qeverinë prej disa ditësh se ka pranuar të ndërtojë kampe refugjatësh në Shqipëri në shkëmbim të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Qeveria e ka mohuar në disa raste duke thënë se nuk ka marrë një kërkesë të tillë dhe as nuk gjendet në bisedime.

Politikanë të ndryshëm në Austri dhe Gjermani kanë folur për mundësinë e izolimit të refugjatëve në një vend jashtë BE-së, duke krijuar aludime se Shqipëria është një vend target për këtë plan.

Këshilli i Europës do të mblidhet më 28 qershor për të diskutuar disa çështje, ku çështja e parë pritet të jetë problemi i migrimit.

Në draftkonkluzionet e këshillit, të cilat janë përgatitur nga Presidenti Tusk dhe pritet të diskutohen nga krerët e vendeve anëtare, këshilli mbështet konceptin e “platformave rajonale të disbarkimit”, një frazë që, sipas disa mediave europiane, e vë Shqipërinë në listën e vendeve kandidate për ndërtimin e një platforme të tillë, krahas disa vendeve të Afrikës së Veriut. Por zyrtari i Këshillit thotë se kjo ide është ende në fazë eksplorimi dhe nuk lidhet me Shqipërinë. /b.d

Next Post
FOTO / 23-vjeçarit i vihet flaka në mes të ditës

FOTO / 23-vjeçarit i vihet flaka në mes të ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In