29.1 milionë euro i ka ndarë Këshilli i Evropës për Gjykatën Speciale.
Kjo u bë e ditur për Klan Kosovën nga një zyrtare e KE-së, e cila ka shtuar se këto para u ndanë bashkë me 34 millionë euro tjera për mandatin e ri të EULEX-it.
Ky vendim është marrë mbrëmjen e së martës.
Siç, thanë nga KE-ja detajet tjera rreth shumës për Specialen do të jepen në një shpjegim më të gjerë të lëshuar si dokument gjatë ditës së sotme, citohet Koha. (b.an)