• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Europës: Serbia të kërkojë falje për Srebrenicën dhe të pranojë gjenocidin

by Java News
16/05/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian Kundër Racizmit dhe Intolerancës, ECRI, tha në një raport të publikuar të martën se ndërsa transmetuesi publik serb RTS ka pranuar rolin e tij si një mjet propagandë në vitet 1990 dhe se parlamenti dhe presidenti serb, të dy kanë kërkuar ndjesë për masakrën e Srebrenicës, ata ende nuk e pranojnë shkallën e krimeve të kryera.

“Megjithatë, ECRI shpreh keqardhjen për faktin se asnjëri prej tyre nuk ka pranuar shprehimisht se këto masakra përbënin gjenocid, siç është përcaktuar nga gjykatat ndërkombëtare, dhe i vjen shumë keq për progresin e ngadaltë që është bërë në ndjekjen penale dhe dënimet për gjenocidin dhe krimet e tjera raciste të luftës,” thuhej në raport.

Në korrik të vitit 1995 forcat serbe të Bosnjës masakruan më shumë se 7,000 burra e djem boshnjakë. Zyrtarët serbë vazhdojnë të mohojnë se masakrat e Srebrenicës ishin gjenocid.

“Liderët politikë duhet të pranojnë zyrtarisht se masakrat e kryera në Srebrenicë përbënin gjenocid,” tha drejtori i ECRI Christian Ahlund në një deklaratë me shkrim. Ai shtoi se një pranim i tillë, si edhe hetimet transparente në të gjitha rastet e dhunës janë absolutisht të nevojshme për t’u siguruar që njerëz të komuniteteve të ndryshme etnike nuk duhet të jetojnë me frikën e kanosjes apo të një vale të re krimesh urrejtjeje.

ECRI theksoi më tej vendin për përmirësime, duke cituar se në Serbi duhet bërë ende shumë për të trajtuar një rritje të vazhdueshme në gjuhën e urrejtjes, luftën ndaj racizmit midis tifozëve të futbollit, mbrojtjen e romëve dhe personave LGBT dhe rritjen e ndjekjes penale të krimeve të luftës.

“Përdorimi gjuhës nxitëse është shenjë që tregon situatën para luftërave të fundit në rajon,” theksuan ekspertët e ECRI-së.

ECRI është një organ ti të drejtave të njeriut i Këshillit të Europës, i përbërë nga ekspertë të pavarur, që monitorojnë rastet e racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit, intolerancës dhe diskriminimit.

Raporti identifikon specifikisht racizmin midis grupeve të tifozëve të futbollit dhe rekomandoi që autoritetet të ndalojnë tifozët e klubeve raciste të futbollit.

“Kjo çështje është e një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh rolin që grupet raciste dhe të dhunshme të tifozëve të futbollit luajtën në shpërthimin e luftërave të fundit në rajon,” thekson raporti.

ECRI paralajmëroi se dhuna kundër romëve vazhdon ende në Serbi dhe se dhuna homofobike dhe transofobike raportohet shumë pak.

Raporti theksoi gjithashtu progres, përmirësime në legjislacionin dhe praktikat kundër urrejtjes, si edhe rritjen e rekrutimit të oficerëve me origjinë shqiptare dhe faktin që strategjia anti-diskriminim e vendit parashikon prezantimin e legjislacionit për të regjistruar partneritetet të të njëjtit seks. /Reporter.al/

 

a.ç

Next Post
Vrasja e Lamajt/ Holanda vendos: Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

Vrasja e Lamajt/ Holanda vendos: Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In