• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli bashkiak diskuton sot për autobusët elektrik dhe shtëpitë muze të Agollit e Kadaresë

by A R
31/01/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot pritet që të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme për qytetin. Pritet që sot t’i hapet drita jeshile linjës së parë të autobusëve elektrik në kryeqytet duke e renditur Tiranës mes kryeqyteteve të pakta që kanë përqafuar transportin e gjelbër. Kjo linjë do t’i ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik. Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin. Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkrojë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja  dhe për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që pritet të merret është edhe nderimi i dy shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me familjet e dy shkrimtarëve për t’i kthyer banesat ku ata kanë jetuar në muze.

Lista e projektvendimeve

1.P/Vendim “Mbi miratimin e planit të veprimit për zhvillimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Bashkinë Tiranë (2018- 2020)”.

2.P/Vendim “Për miratimin e listës përfituese dhe dhënien në përdorim te banesave te ndertuara per strehimin e familjeve te komunitetit rom ne Shkoze, nga zbatimi i projektit “Neë House- Neë Life: Rehabiliton of Roma Community Settlement””.

3.P/Vendim “Per miratimin e perdorimit te ambienteve te bibliotekave te lagjeve si qendra multifunksionale”.

4.P/Vendim “Per miratimin e perdorimit te palestrave te shkollave te arsimit 9 vjeçar dhe te mesem per zhvillimin e aktiviteteve sportive pas orarit mesimor dhe ne ditet e pushimit”.

5.P/Vendim “Dhenien e miratimit per blerjen e dy apartamenteve te ndodhur ne zonen kadastrale 8360, ne rrugen e Dibres, ne pronesi te familjes Kadare dhe familjes Agolli”.

6.P/Vendim “Per miratimin e familjeve perfituese dhe fondit nga programi i bllok- ndihmes ekonomike deri ne 6 perqind me fondet e buxhetit vendor per periudhen 1- 31 Dhjetor 2017”.

7.P/Vendim “Per miratimin e listes se pjesshme te inventarit te disa pasurive me aktivitet social, kulturor, ekonomik dhe arsimor qe jane nen juridiksionin territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane dhe kerkeses per transferimin perfundimtar te tyre nga Keshilli i Ministrave”. 

8.P/Vendim “Per disa shtesa dhe ndryshime nr.39, date 23.05.2016 te Keshillit Bashkiak “Per percaktimin e linjave te transportit qytetes dhe rrethqytetes te udhetareve ne Bashkine e Tiranes, mcnyren e organizimit te sherbimit dhe percaktimin e stacioneve te qendrimit te autobuseve te sherbimit ne keto linja””.

9.P/Vendim “Per miratimin e listes perfituese dhe dhenien ne perdorim te banesave per familjet e prekura nga “Projekti i rehabilitimit te lumit te Tiranes dhe brigjeve te tij dhe te gjitha punimet civile perkatese””.

10.P/Vendim “Per nje shtese ne vendimin nr.59, date 30.12.2015 te Keshillit Bashkiak “Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore ne qytetin e Tiranes”, te ndryshuar””./a.m.

Next Post
Pacolli tregon se Guinea-Bissau e ktheu sërish njohjen e Kosovës

Pacolli tregon se Guinea-Bissau e ktheu sërish njohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In