• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat kundër gripit, si të forconi sistemin imunitar në mënyrë natyrale

by Java News
16/01/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i sistemit imunitar përmes ushqyerjes është një nga mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga gripi dhe virozat e stinës.

Përmes kësaj interviste, dhënë për suplementin “Life Pages” të “Gazeta Shqiptare”, nutricionistja Rolina Naço jep disa këshilla shumë efektive për të siguruar përbërësit e domosdoshëm, teksa thekson edhe ushqimet e dëmshme që ndikojnë negativisht në sistemin tonë imunitar. E teksa aktualisht, numri i të prekurve nga infeksionet respiratore të sipërme e të poshtme mbetet tejet i lartë, Naço vjen nën moton “Ushqehem mirë, nuk sëmurem kurrë”.

Znj. Naço, sa e rëndësishme është mënyra e të ushqyerit për t’u mbrojtur nga virozat e stinës dhe gripi?
Kur sistemi ynë imun është i dobët, atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit dhe problemeve shëndetësore të tjera që mund të jenë edhe më serioze. Vërehet se disa nutrientë që ndodhen në ushqime janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale, por në të njëjtën kohë, disa abuzime në nutrientë si alkooli e sheqeri, por edhe mënyra e të ushqyerit, mund të ndikojnë në dobësimin e sistemit imun.

Cilat janë ushqimet që ndikojnë negativisht në sistemin imunitar?
Është vënë re në disa studime, se sheqernat e thjeshta si: glukoza, fruktoza, sheqeri i thjeshtë që përdorim çdo ditë etj., ulin aftësinë fegocituese të qelizave neutrofile të sistemit imun (mekanizma të organizmit tonë). Kjo zgjat 5 orë pasi ne mund të konsumojmë rreth 100 gr karbohidrate në formën e sheqernave. Pa ilustruar plotësisht mekanizmin që vepron, konsiderohet se konsumimi i tepërt i sheqernave (jo në formën e amidonit ose të drithërave integrale) dhe veçanërisht gjatë një gripi ndikon në uljen e sistemit imun. Gjithashtu, kjo përkeqësohet edhe nëse gjatë një viroze konsumojmë alkool (edhe sasi të vogla), i cili ndikon në parametrat imunologjikë të organizmit tonë.
ROLINA

Çfarë duhet të konsumojmë për të forcuar imunitetin?
Vitaminat dhe kripërat minerale janë ata nutrientë që nuk kanë përmbajtje kalorike, por kanë një funksion tjetër, që është përforcimi i sistemit tonë imunitar. Vitaminat A, C, B6, E dhe seleni e zinku janë aleatët më të mirë të sistemit tonë imunitar.

Cilat janë ato ushqime që i përmbajnë këta ushqyes natyralë?
Vitamina A, që nxit dhe përforcon shumë parametra të sistemit tonë imun, ndodhet në ushqimet si retinoli apo karoteni dhe burimet sore janë: mëlçia, bulmeti, gjalpi, veza, por dhe fruta-perime kryesisht me ngjyrë portokalli. Ndaj duhet të konsumojmë patjetër bulmet. Preferohet ai me yndyrë pjesërisht të skremuar dhe jo ai me 0%! Po ashtu, edhe kosi ose qumështi me 1.5-2% yndyrë. Gjithashtu, duhet të konsumojmë patjetër një racion fruta ose perime me ngjyrë portokalli, si: karotë, patate e ëmbël, portokall, mandarina, kajsi (edhe të thata) etj. Kur ne konsumojmë minimumi 5 racione perime dhe fruta, sasia e vitaminës C që marrin është rreth 200 mg. Sasia e vitaminës C ulet gjatë gatimit dhe kur frutat dhe perimet nuk janë të freskëta, qëndrojnë gjatë në frigorifer si dhe gjatë transportit.

Ju thatë që të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar janë edhe vitaminat B6 dhe E. Si mund t’i sigurojmë ato?
Niveli i ulët në këto dy vitamina në gjak është lidhur me uljen e funksionit të sistemit imun. Vitamina E vepron si një antioksidant dhe ndërhyn në prodhimin e interleukin-2 (substancë e sistemit imun). Vitamina B6, edhe pse s’ka veti si antioksidues, është përbërës kryesor për prodhimin e kisteinës, e cila ndikon në përbërjen e glutathiones, që përbën ‘thelbin’ e sistemit të enzimave antioksiduse. Burime të vitaminës B6 janë: bananet, mishi i kuq, drithërat integrale dhe majaja e birrës. Vitamina E gjendet te vaji i ullirit, bajamet, lajthitë, arrat dhe spinaqi.

Po në lidhje me zinkun dhe selenin?
Zinku luan një rol shumë të rëndësishëm në sistemin imunitar. Burime të zinkut janë: karkalecat, midhjet, vongola, gaforret, mishi i kuq, mishi i pulës, fasulet, arrat etj. Ndërkohë që, seleni është një përbërës i gluatathione peroxidase, që ndikon në shumë funksione të sistemit imun. Sasia ditore për selen është 55 ?gr (jo mgr). Burimet në të cilat mund të marrim selen janë: frutat e detit, mishi i kuq, drithërat integrale dhe frutat e thata, si arra, bajame, lajthi etj./a.k

Next Post
FOTOT/ Kokaina në Shqipëri… mund të blihet dhe online

FOTOT/ Kokaina në Shqipëri... mund të blihet dhe online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In