• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat e një 24 vjeçari… në prag të vdekjes

by Java News
23/02/2017 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica prej nesh i kalojmë ditët jo duke i jetuar, por thjesht vetëm ekzistojmë si qenie. Ne kemi kaq shumë gjëra përreth që na bëjnë të lumtur, por prapë se prapë ndihemi bosh brenda vetes. Ne ia lejojmë mendjes tonë që të na mbajë tërë natën zgjuar duke menduar për gjërat që nuk kanë vlerë.

Për ju ndoshta nuk ka fort rëndësi se si iu kalojnë ditët, por kjo këshillë e 24 vjeçarit që po vdes, do t’iu zgjojë nga gjumi.

 Kjo është letra e tij:

Unë i kam vetëm 24 vjet dhe e kam zgjedhur kravatën time të fundit. Ajo kravatë është kravata që do ta vesh në funeralin tim pas pak muajsh. Ndoshta nuk më përshtatet me kostumin tim, por është perfekte për rastin në fjalë.

Diagnoza e kancerit erdhi shumë vonë për mua, të paktën para se ta mendoja një jetë të lumtur e të gjatë për veten. Mënyra e jetesës sime, ekzistenca ime ose diçka tjetër nuk do të kenë fare rëndësi sepse unë jetova pa bërë asgjë që kishte rëndësi.

Para se ta merrja lajmin për sëmundjen time, shumë gjëra ma okuponin mendjen. Pastaj e kuptova se çka kam humbur duke u brengosur për gjërat që nuk kanë rëndësi, e duke i lënë anash ato që janë shumë të rëndësishme. Kështu që unë po ju shkruaj juve për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës sime duke e shpërndarë këtë konkluzion që e kam bërë për jetën në përgjithësi:

-Mos e harxhoni kohën tuaj duke bërë punën që nuk ju kënaq. Është më se e qartë se ju nuk mund të keni sukses në një punë që nuk e doni. Durimi, pasioni dhe dedikimi vijnë vetëm kur ju e doni atë që bëni.

Është budallallëk të frikësohesh nga opinioni i të tjerëve. Frika ju bënë të dobët dhe ju paralizon. Nëse e lini frikën të komandoj me ju atëherë do të bëhet keq e më keq çdo ditë, derisa të mos mbet asgjë nga ju, vetëm një figurë false e juaja. Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa njerëz mund t’iu quajnë të çmendur, por disa do të ju mendojnë si një legjendë.

-Merreni kontrollin e jetës tuaj. Merreni përgjegjësinë e plotë për gjërat që i bëni. Evitojini shprehitë e këqija dhe përpiquni që të bëni jetë të shëndetshme

-Vlerësojini njerëzit përreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të jenë gjithmonë një përkrahje e madhe dhe një burim i forcës dhe i dashurisë.

Unë nuk jam i mërzitur se po vdes, sepse pikërisht ditët e fundit të jetës time janë bërë më me kuptim. Unë vetëm refuzoj ta pranoj se nuk do t’i pres disa projekte të rëndësishme, të cilat me vite i kam pritur. Gjithashtu shpresoj se lufta në Siri dhe në Ukrainë të përfundoj sa më shpejt.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë. Jeta jonë është një tregim i shkurtër në këtë planet të bukur që përfundon tepër shpejt. Andaj, shijojeni kohën tuaj në këtë jetë, me pasionin më të madh. Bëjeni jetën tuaj interesante. Bëjeni të vlefshme!

Falemnderit

/blic/a.k

Next Post
Befason Zidane pas humbjes nga Valencia: Humbëm në 10 minuta

Befason Zidane pas humbjes nga Valencia: Humbëm në 10 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

January 23, 2026
Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

January 23, 2026
Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

January 23, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

January 23, 2026
Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In