• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat e mjekëve: Si të shmangni prekjen nga sëmundja e antraksit

by Java News
10/08/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infektimi i 4 banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan me sëmundjen e antraksit është kthyer një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit.

Antraksi ose plasja siç quhet në gjuhën popullore, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohet nga kafsha tek njeriu, u shpreh për Report Tv mjeku veterinar Resul Ibro.

Ibro: Evitoni kontaktin me kafshën e ngordhur
“Plasja është një sëmundje tepër e rrezikshme dhe pothuajse vdekjeprurëse. Shfaqet në rastet kur ka thatësirë të zgjatur dhe kur kafshët nga nevoja për të ngrënë, bimën e hanë deri në rrënjë. Kafsha ka një fryrje shumë të madhe, mund të shikohet gjak te hundët dhe nga mbrapa. Tek njerëzit shfaqet në dy forma. Forma pulmonare që është forma më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse për njerëzit dhe forma kutane që quhet dhe kokrra e zezë në gjuhën popullore. Të dyja këto forma trajtohen në mënyrë spitalore”, u shpreh mjeku veterinar, Resul Ibro.

“Zonat e prekura të shpallen karantinë”
Në vendin tonë preken nga atraksi rreth 30 persona gjatë një viti. Transmetimi i kësaj sëmundjeje nga kafsha tek njeriu mund të çojë deri në humbje jete, ndaj këshillohet të evitohet kontakti me kafshën e ngordhur dhe moskonsumim i mishit.

“Duhet patjetër që personat e prekur të trajtohen dhe ndiqen nga mjeku, specialisti veteriner që ta konstatojë sëmundjen. Kafsha në këto raste nuk preket, por vetëm groposet. Ajo do bëhet infektive për njeriun që e prek dhe për kafshët e tjera që do hanë bar të ndotur nga gjaku i saj dhe ajo zonë të shpallet karantinë dhe të kryhet vaksinimi urgjentisht”, tha mjeku veterinar, Resul Ibro.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Rama publikon reportazhin për Shqipërinë, ja çfarë i kërkojnë qytetarët

Raporti i Ramës: 45 ankesat që kanë korçarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In