• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat/ Dhjetë gjërat që drejtuesit nuk i thonë asnjëherë për punonjësit

by Java News
05/01/2020 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe nëse jeni një drejtues i mirë, ka shumë gjëra që nuk i di për punonjësit. Por nga ana tjetër, ka shumë gjëra që punonjësit nuk i dijnë për ty.

Ja disa gjëra që drejtuesit apo pronarët e bizneseve do të donin t’ua thonin punonjësve por nuk ua thonë asnjëherë.

1.”Realisht, më intereson”

Dua që të më pëlqeni. Kur shfaqem si person i fortë që nuk i intereson opinioni juaj, është më së shumti sepse jam i pasigurtë për autoritetin tim.

Nëse unë jam pronar, biznesi është një zgjatim i vetes sime. Nëse jam drejtues, edhe në këtë rast kompania është pjesë e zgjatimit të vetes sime. Ndaj, unë dua që ju ta doni punën tuaj.

“Nuk mendoj se di gjithçka”

Pak njerëz hidhen, pa ua kërkuar dhe bëjnë diferencë në jetën time profesionale. Për këtë do u jem gjithnjë mirënjohës. Ndaj, unë nuk ju ofroj këshilla se e di që jam i gjithëdijshëm ose i gjithëpushtetshëm por sepse shoh diçka speciale dhe po shlyej borxhin që u kam atyre njerëzve që më kanë ndihmuar mua dikur.

“Më pëlqen kur bën qejf”

Nuk keni nevojë të ulni zërin ose të bëni sikur punoni fort kur unë kaloj. E di që është e mundur që të performoni në nivel të lartë dhe të bëni edhe pak qejf në të njëjtën kohë. Para se të filloja të sillesha si serioz, kam vepruar edhe unë ashtu.  Kur ju e shijoni atë që bëni kjo më bën të ndihem më mirë për kompaninë dhe veten time. Ndjehem se jam pjesë e diçkaje dhe jo vetem e biznesit.

“Realisht do doja të të  paguaja më shumë”

Do të doja shumë të isha punëdhënësi i preferuar. Por nuk mundem, më së shumti për shkak të situatës financiare e llogarive. Dhe nëse unë e zotëroj biznesin, risku financiar që marr meriton një kthim të arsyeshëm. Nëse biznesi nuk performon mirë, ti humbet punën. Kjo është e tmerrshme. E di. Por nëse ti humbet vetem punën,unë humbas biznesin tim, investimin…mund të humbas gjithçka.

Ndonjë ditë, kur të bëhesh vetë drejtues, ose veçanërisht kur të nisësh biznesin tënd, ta premtoj se do ta kuptosh më mirë këtë.

“Shpresoj të punosh këtu gjithmonë”

Ndryshimi i punës është një fakt në jetën e biznesit por si drejtues është një fakt që e urrej. Kur largohesh, bëhem keq. Një pjesë e imja ndjen sikur kam dështuar.

“Ne shesim atë që mund të shesim”

E di se nuk të pëlqen të bësh disa lloj punësh apo të zbatosh disa lloje urdhërash. Kjo të rëndon, të bën të tërhiqesh mënjanë dhe të duket sikur të pengon të arrish objektivat dhe synimet personale. Për fakt të keq (të paktën nga këndvështrimi yt) nganjëherë punët që të marrin më shumë kohë janë ato që sjellin më shumë përfitime për kompaninë tonë.

E për fat të keq, ne marrim porosi e bëjmë punë që na duken të papërshtatshme sepse kjo është mënyra e vetme për ta mbajtur “dritën ndezur”.

“Do të dëshiroja të të ‘hiqesha qafe’ ”

E di që nuk e duron të mikro-menaxhohesh. Dhe kjo është një gjë e mirë sepse edhe unë e urrej mikro-menaxhimin. Sepse liria fitohet, nuk dhurohet. Më trego se mund të ‘fluturosh vetë’ dhe me shumë dëshirë unë fokusohem te diçka ose te dikush tjetër.

Në fakt, nëse ndjehesh se po mikro-menaxhohesh, më thuaj: “Do të ta provoj se mund të më besosh mua”. Ma jep sigurinë dhe unë jo vetëm do të të hiqem qafe, por do të të respektoj edhe më shumë.

“E vë re kur të tjerët nuk e tërheqin peshën e tyre”

Nuk jam i verbër. Por nuk do të bëj shembull e as do të disiplinoj kënd para syve të tu. Çdo punonjës, pavarësisht se sa keq performon, ka të drejtën e konfidencialitetit dhe të privatësisë.

“Ka disa gjëra që s’mund të t’i them dot”

Edhe pse do të doja shumë, dhe edhe pse mendoj se ne të dy jemi miq, sërish nuk mundem. Veçanërisht sa i përket punonjësve të tjerë.

“Shqetësohem… për gjithçka”

Shqetësohem për shitjet, shqetësohem për kostot. Shqetësohem për punonjësit, shqetësohem për klientët dhe … vërja emrin vetë, shqetësohem për të. Me rast jam i lumtur. Me raste janë i hutuar.

Me raste jam i tensionuar, i irrituar dhe me nerva. Nuk është faji yt! Jam thjeshtë i shqetësuar. Më shumë se gjithçka, jam i shqetësuar nëse mund të përmbush besimin që ke vendosur te unë.

Next Post
GALERI / Korça zbukurohet nga dëbora

FOTO/ Dëbora zbardh Teqenë e Abaz Aliut, Malin e Tomorrit dhe qytetin e Skraparit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

January 9, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Përmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirë i situatës nga qeveria. Akuzat e opozitës? “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive

January 9, 2026
“Numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, nga 2011″/ INSTAT rrëzon interpretimet mbi popullsinë: Ja si bëhet përllogaritja

Lantona Sado merr detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT

January 9, 2026
“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

January 9, 2026
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In