• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat, bëhuni ‘bishë’ në shtrat nëse doni të ‘ndizni’ partnerin…

by A R
06/11/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kush tjetër përveçse një mashkulli mund t’ju këshillonte më mirë sesi të kënaqni mashkullin tuaj në shtrat?

Nga paraloja e deri në minutën e fundit të lojës së seksit. ne pyetëm disa ekspertë të seksit (meshkuj sigurisht) dhe zbuluam që çdo femër nëse mëson mënyrat e mëposhtme mund ta çmend ë mashkullin e saj në shtrat.

Seks në telefon

Mund të tingëllojë banale, por mos harroni që meshkujt kanë instinkte kafshërore. Ndaj, atëherë kur ai nuk e pret, merreni në telefon, merrni frymë thellë dhe psherëtini teksa i thoni: “Kam gjithë ditën që nuk më hiqesh nga mendja, dua të të kem pranë”. Pastaj mbylljani telefonin menjëherë. Por para se të guxoni t’i flisni në këtë mënyrë provokuese sigurohuni që është ai nga ana tjetër e receptorit.

Meshkujt “vdesin” për zhartjerë

Meshkujt adhurojnë çorapet e najlonit, zhartjerët, e veshje të tjera delikate femërore. Nëse vishni, do të keni më shumë mundësi të kaloni net të gjata së bashku. Jepni një pamje vizuale të mirë të asaj që keni veshur. Meshkujt adhurojnë seksin teksa një femër i mban ende veshur çorapet e najlonit.

Drejtojeni me duar

Bëjani të qartë partnerit tuaj se çfarë ju pëlqen ose jo në shtrat. Nëse ai nuk e kupton, atëherë drejtojeni ju. Kur ai të shohë që po ju kënaq, me siguri ka për t’u ndjerë edhe vetë më mirë. Kur meshkujt kënaqin femrat në shtrat, atyre iu rritet edhe vetëbesimi.

Merrni iniciativën

Ndonjëherë duhet të jeni ju që e dëshironi më shumë seksin. Ai do të eksitohet më shumë kur t’ju shohë ju të eksituar. Edhe nëse mund të jetë pak i turpshëm, nëse e sheh se ju merrni iniciativën, keni për ta bërë të ndihet mirë me veten e tij dhe rrjedhimisht të ketë një performancë të mirë në shtrat.

Provojini të gjitha

Femrat duan të kenë një orgazëm ku të gjitha pjesët e trupit stimulohen në të njëjtën kohë. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt .Mos kujtoni se meshkujt eksitohen vetëm nëse i prek “aty”. Përpiquni t’i stimuloni të gjitha pjesët e tij, duke i kombinuar lëvizjet me njëra-tjetrën.

Tregojini që e pëlqeni

Nuk ka gjë më eksituese për një mashkull nëse i pëshpëritni gjatë kohës që kryeni marrëdhënie dhe e siguroni që gjithçka po shkon mirë. Meshkujt shqetësohen shumë nëse janë të mirë sa duhet në shtrat, nëse kanë përmasat e duhura të organit seksual, nëse ju duket tërheqës në shtrat etj. Si mund ta qetësoni nëse ju nuk ia bëni të qarta këto gjëra me fjalë. Thojini sesa shumë ju pëlqen dhe keni për ta pasur të gjithë vëmendjen dhe kujdesin për t’ju dhënë një orgazmë që keni për ta kujtuar gjatë.

Bëjini surpriza

Kur të kthehet nga puna, ju duhet ta prisni e veshur me kompletin më seksi të të brendshmeve. E vetmja gjë që do të dëshirojë në ato momente është t’ju zhveshë e t’ju kënaqë.

Ndizni motorët

Dhe kjo gjë do të thotë që të filloni ta prekni në vendet më delikate. E kuptuat se ku?

Kënaqeni vizualisht

E dini shprehjen: “Syri do pjesën e vet”. Kjo gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale. Meshkujt janë krijesa vizuale. Atëherë dhurojini një natë striptizmi. Nëse nuk dini si ta bëni, mjafton të shihni filmin “9 javë e gjysmë” dhe imitoni Kim Basinger.

Tregohuni pa komplekse

Kjo nuk do të thotë që të tregoheni e lehtë. Meshkujt i pëlqejnë sfidat. Nëse doni që ai të bëjë diçka për ju në shtrat, ai ka për ta vlerësuar nëse ju tregoheni e qartë. Meshkujt i adhurojnë femrat “egoiste” në shtrat, që e dinë çfarë duan dhe nuk kanë turp ta kërkojnë.

Next Post
Holanda ndalon shitjet e makinave me benzinë dhe dizel

Shqiptarët e blejnë më shtrenjtë karburantin se vendet e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In