• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat bashkiakë, Berisha dhe Meta morën 480 mijë vota më pak sesa në 2021, “Rithemelimi’ ka 50% të elektoratit të PD

by A R
18/05/2023 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votat e mbledhura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit tregojnë një tablo dramatike për opozitën shqiptare. Votat e këshillit bashkiak, ndryshe nga votat për kryetar, tregojnë në fakt forcën reale të një partie politike pasi për kandidatët kanë votuar edhe aleatët.

Sipas të dhënave të përpunuara nga redaksia e Shqiptarja.com, Bashke Fitojmë (pra Berisha + LSI dhe aleatët), është votuar per keshillat bashkiake nga vetëm 247 mijë shqiptarë, duke humbur 337 mijë vota krahasuar me ato që PD dhe LSI mblodhën (veçmas) në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Ndërkohë humbën 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Opozita në tërësi (PD e vulës + Bashkë Fitojme) ka marrë gjithsej 350.000 vota, por prape ka humbur 228.000 vota në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe madje 380.000 në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2021. Në këtë rast diferenca bëhet duke marrë parasysh votat që PD dhe LSI morën veçmas në dy zgjedhjet.

Nga ana tjetër, më 14 maj, Partia Socialiste grumbulloi 578 mijë vota vetëm në këshillat bashkiakë, pra 175 mijë vota më shumë se në zgjedhjet administrative të 2015-ës, por humbi 190 mijë në krahasim me zgjedhjet politike të dy viteve më parë. Partia Socialiste, pavarësisht se ka humbur forcën elektorale, ka arritur të fitojë kudo në vend dhe shifrat tregojnë se triumfi i saj nuk ka ndodhur si rezultat i manipulimeve siç pretendojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, por për shkak të votave të humbura nga e gjithë opozita që është dyfishi i atyre që humbën socialistët.

Sfida e Berishës dhe Metës, të cilët pretendojnë të mposhtnin vetë mazhorancën, i mungonin gjysmë milioni vota, të cilat asnjë manipulim në botë nuk mund t’ua kishte vjedhur. Përkundrazi, të dhënat konfirmojnë atë që kemi shkruar prej tre ditësh: ishin opozitarët që bojkotuan zgjedhjet si një formë proteste ndaj çiftit Berisha-Meta që ende pretendojnë se dominojnë skenën politike.

Shqiptarët duke mos marrë pjesë në votime i dënuan me disfatë. Tani i takon ata të kuptojnë mesazhin dhe të tërhiqen, ose të këmbëngulin që të qëndrojnë dhe t’i japin mundësinë Edi Ramës dhe socialistëve që të qeverisin pafund.

Një tjetër e dhënë që del nga shifrat është se e ashtuquajtura shumicë absolute e Sali Berishës brenda Partisë Demokratike nuk u konfirmua nga vota. Berisha bashkë me Ilir Metën dhe aleatët e tjerë mblodhi 246.000 vota kundrejt 103.000 që mblodhi PD zyrtare e vetme. Si të thuash qe Alibeaj me partinë e tij zyrtare vlen tashmë më shume se gjysma e elektoratit të PD-së. Megjithate Alibeaj dha dorëheqjen duke pranuar humbjen. Çfarë presin që të bëjnë të njëjtën gjë Sali Berisha (dhe Ilir Meta)?

shqiptarja.com

 

Next Post
Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht

Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

January 11, 2026
Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

January 11, 2026
Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

January 11, 2026
Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

January 11, 2026
Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

January 11, 2026
Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

January 11, 2026
25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In