• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla/Doni të pasuroheni? Mos punoni shumë!

by Java News
07/05/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kemi qenë fëmijë na është thënë se duke punuar shumë mund të arrijmë objektivat tanë. Por kur plakemi kuptojmë se njerëzit rreth nesh dhe në të gjithë botën, edhe pse kanë punuar përtej limiteve, ende nuk kanë arritur atë që duan. Thënia e vjetër se “duke punuar shumë mund të arrini drejt suksesit”, nuk është më e vërtetë, nëse ka qenë ndonjëherë.

Kur isha e vogël më thoshin se t’u jepja kënaqësi e t’i bëja krenarë të rriturit dhe figurat autoritare rreth meje ishte një ndër prioritetet më të larta. Nuk është. Unë kurrë nuk mendova të bëj diçka që të më jepte kënaqësi. Shumë prej nesh kanë të njëjtin problem. Ne kurrë nuk e pyesim veten: “Dua të arrij këtë objektiv – po çfarë kuptimi ka kjo gjë për mua? Pse objektivi që dua të arrij është objektivi i duhur për mua?

Ndoshta unë mund të kem një objektiv shumë të ndryshëm, – një vizion të madh për jetën e karrierën time, – nëse nuk do të isha e detyruar për të arritur objektivat për të cilat jam angazhuar.

Pse po punoni kaq shumë – për të arritur synimet tuaja apo objektivat e dikujt tjetër? Shumë prej nesh shkojnë në punë dhe ecin përpara në një rrugëtim të cilin nuk e kanë zgjedhur vetë.

Kjo do të thotë se ju nuk i keni imagjinuar mundësitë. Ju nuk e lejoni mendjen të endet dhe të gjejë ide të pamundura, të pabesueshme që mund të ndryshojnë botën, pasi fokusi juaj është thjesht “të punoni shumë” dhe të përmbushni gjithë objektivat e ditës.

Ju do të keni gjithnjë para syve listën e punëve që duhet të kryeni gjatë ditës dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë e shkurtër. Natyrisht përmbushja e gjithë objektivave të ditës nuk është rruga që ju çon drejt suksesit. Rruga që do t’ju çojë drejt suksesit është në një drejtim të ndryshëm.

Sigurisht që kjo do të kërkojë shumë punë nga ana juaj për të realizuar vizionin tuaj, por nuk është ajo lloj pune që do t’ju çojë drejt një rritjeje të pagës apo të rishikimit të performancës suaj.

 

Çfarë ndryshimi bëjnë këto gjëra?

Kjo është jeta juaj. Jeni ju ai që duhet të vendosni se çfarë gjurme doni të lini në këtë planet. Hapi i parë drejt rrugës së suksesit është që ndalni së punuari, t’i thoni jo stresit dhe të lini mendjen të lirë.

Disa njerëz e bëjnë këtë gjë në një xhiro në biçikletë, të tjerë në vaskë. Ata heqin gjithë prangat mendore dhe pastaj pyesin veten: “Nëse do të varej e gjitha nga unë, çfarë do të bëja me jetën time?” Për shumë njerëz, kjo është pjesa më e frikshme. Duhet guxim për të ëndërruar pa kufij, sepse ndërgjegjja juaj kërkon që hyjë në ëndrrën tuaj e t’ju thotë: “Harroje ëndrrën – është e pamundur”.

Çështja në lidhje me ëndrrat është se nuk janë reale – jo, ende gjithsesi. Por çdo ëndërr që është bërë realitet, pikënisjen e ka tek çmenduria dhe joprakticiteti – me kalimin e kohës, gjërat pastaj janë bërë bashkë.

Detyra juaj është të jeni ju të parët që të imagjinoni të ardhmen tuaj. Më pas, mund të përmirësoni vizionin tuaj dhe të nisni të shikoni se si mund të bëhen këto gjëra realitet. Mjaft punuat shumë dhe dhurojini vetes mundësinë të imagjinoni të ardhmen tuaj në ngjyra më të shndritshme se sa është tani, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTO/Identifikohet trupi i pajetë i gjetur afër Sazanit, 46-vjeçari u mbyt në prill

FOTO/Identifikohet trupi i pajetë i gjetur afër Sazanit, 46-vjeçari u mbyt në prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In