Këshilla para se të nisesh për udhëtim
Para se të nisesh për udhëtim ndiqni këto këshilla…
• Zgjidh valixhet me rrota, sepse kështu i thjeshton gjërat. Sidomos kur do të duhet të lëvizësh shumë gjatë udhëtimit.
• Mos harro karikuesin e aparatit fotografik dhe të telefonit. Mund të humbasësh kujtime të mrekullueshme.
• Mos merr me vete rroba që duhen hekurosur. Në fakt, mos bli fare rroba të tilla.
• Nëse ke një telefon të thjeshtë në shtëpi, merr atë me vete dhe jo iPhone-in e shtrenjtë (përveç rastit kur këtë të fundit do ta përdorësh edhe si aparat fotografik).
• Nëse të shkon në mendje të paketosh diçka bëje menjëherë, se më vonë mund të harrosh.
• Mos dil nga shtëpia pa u siguruar se i ke me vete pasaportën dhe dokumente të tjera.
• Përpara se ta marrësh një libër me vete, për ta lexuar gjatë udhëtimit ose kur je duke pritur nëpër stacione, shfleto disa faqe të tij dhe sigurohu që nuk është i mërzitshëm.
• Pavarësisht nga madhësia, kurrë mos merr më shumë se dy valixhe apo çanta me vete. Kur të mbërrish
• Mbaj me vete një shishe uji, pasi në shumë vende uji kushton shtrenjtë.
• Mos u largo nga askund pa blerë një suvenir lokal. Fjalët i merr era, suveniret jo.
• Kurrë mos konsumo fast-food si turist, sado i uritur të jesh. Sidomos në verë, kur mundësia për t’u helmuar është më e madhe.
• Kurrë mos e mbaj portofolin në xhepin e pasmë dhe mos e hiq çantën nga krahu. Edhe kur je në bar, vendose çantën poshtë këmbëve ose mbaje në prehër, pasi me dhjetëra turistë të shkujdesur vidhen çdo ditë nëpër lokale e restorante.
• Pasaportën lëre në xhepin e valixhes, e cila ka më pak mundësi të humbasë, sesa çanta e vogël e shpinës. Bëj gjithashtu kopje të pasaportës, për çdo rast.
• Mbaj gjithmonë në xhep një pako me facoleta, pasi mund të qëllosh në një tualet pa letër higjienike.
• Nëse udhëton me makinë, kurrë mos lër gjëra të shtrenjta brenda, si për shembull laptopin/ living