• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla nga mjekja për një Halloween pa alergji

by Java News
24/10/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festa e Halloween prej vitesh festohet edhe në Shqipëri. Banketet me ushqime dhe ëmbëlsira; make up-i i përdorur apo dhe veshjet me personazhet e preferuara, jo pak herë lenë shkas për shqetësime si alergji ushqimore apo komplikacione të tjera tek të rriturit dhe sidomos tek fëmijët.

Dr. Ornela Marko
Alergologe dhe Imunologe klinike
Spitali Amerikan 2
dr-ornela-plaku
Këtu do të gjeni disa këshilla që mund të qetësojnë sadopak shqetësimin e prindërve dhe ndihmojnë fëmijët me alergji ushqimore ose astmë (azëm, zhargon) që të shijojnë festën.
Në vitet e fundit, edhe në vendin tonë, nata e Halloween po bëhet “traditë”. Por për fëmijët me astmë apo alergji të ndryshme, si dhe për prindërit e tyre, mund të jetë vërtet “e frikshme”, nëse nuk merren masa apo nëse nuk ndiqen këshillat e alergologut.

Është e rëndësishme që prindërit dhe fëmijët, gjatë përgatitjeve për aktivitetin, të kenë parasysh disa këshilla të vlefshme. Kjo bën të mundur që fëmijët të shijojnë ditën dhe të mos u shfaqet as kriza azmatike dhe as një reaksion alergjik i mundshëm.

Për të ndihmuar prindërit po ju japim disa këshilla, që për disa mund të jetë thjesht një rikujtim:
• Maskat mund të jenë të frikshme. Për fëmijët me astmë përpiquni të gjeni një kostum që nuk kërkon maskë. Nëse fëmija insiston që kostumi të ketë një të tillë, atëherë ajo të mos jetë e ngushtë, të mos jetë e puthitur mirë pas fytyrës dhe të mos jetë pengesë për frymëmarrjen.

• “Tualeti” (makeup-i) i përdorur për Halloween mund të shkaktojë reaksione alergjike. Prandaj përdorni vetëm produkte të cilësisë së mirë, hipoalergjike, por çfarë është dhe më e rëndësishme provojeni më parë produktin në një sipërfaqe të vogël të lëkurës për të parë nëse ekziston mundësia e një reaksioni alergjik.

• Eliminoni vizitat e fëmijëve në fqinjët apo të afërmit, të pashoqëruara nga ju prindër, por zgjidhni aktivitete të tjera, më pak të rrezikshme si lojëra të ndryshme, filma apo të organizoni festa me ëmbëlsira dhe pije të sigurta.

• Jini të përgatitur për situatë urgjencë. Mos harroni të keni gjithmonë më vete Epipenin dhe numrin e urgjencës. Fëmijët me astma duhet të marrin terapinë e përditshme dhe të kenë gjithmonë me vete Ventolinen.

• Kontrolloni ëmbëlsirat. Përpara se fëmijët të konsumojnë ato që iu kanë dhënë për festë, prindërit duhet të hedhin çdo produkt të paetiketuar apo të pasigurt. Tregojuni fëmijëve me alergji se cilat janë gjërat që ata mund të hanë dhe cilat jo. Prindërit mund të çojnë paraprakisht nëpër fqinjët apo të afërmit produkte të sigurta për fëmijët e tyre.

• Mos u jepni fëmijëve ushqime për dhurata. Për të qenë më të sigurt dhe për të rritur përkujdesjen ndaj fëmijëve alergjike, mbase është mirë që në derën kryesore të shtëpisë të vendosni një kungull të pikturuar ku të tregoni që produktet ushqimore nuk janë pjesë e dhuratave tuaja për festën.
BW/d.i.

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

DURRES/ Arrestohet ish- bashkëjetuesi, përndiqte një femër: 'Eja me mua ose të vras'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In