• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla falas për kandidatët për ministra

by Mero Baze
02/09/2025 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një furtunë lajmesh të rreme për kabinetin e ri që pritet në javën e dytë të shtatorit. Nuk di të jap ndonjë recetë se çfarë duhet të bëni që të jeni kandidatë, por mund të them çfarë s’duhet të bëni.

Kam parë që kafenetë rrotull Kryeministrisë janë mbushur plot me kandidatë, të cilët mendojnë se nëse i thërret dikush në telefon, duhet të jenë afër Kryeministrisë. Mos humbisni kohë kot, sepse edhe nëse jeni në listë, nuk ju thërret njeri. Do ta dëgjoni në televizione lajmin, kështu që mos harxhoni kohë dhe lekë kot nëpër kafene.

Kam parë disa që dalin në emisione televizive dhe porosisin moderatoren që të thotë: “Kemi dëgjuar që je në listë.” Kjo është një mënyrë tjetër e sigurt që edhe nëse je, të dalësh nga lista. Më shumë më pëlqejnë ata që e shpallin veten si të sigurt në qeveri, por ngrejnë dyshime mbi paparashikueshmërinë e Ramës. Këta janë më novatorë në aplikimin e tyre.

Kam parë disa që janë kthyer nga diaspora dhe kanë blerë kostume të shtrenjta, duke hapur po ashtu fjalë se kanë marrë garanci se do të jenë në qeveri. Nga diaspora kemi një qeveri-hije me kryeministër profesor Pilinci, edhe pse kam konflikt interesi me të, se më ka shkarkuar paraprakisht nga detyra e këshilltarit.

Kemi dhe një kategori tjetër që bezdisin portalet duke futur lajme se si do të jetë qeveria e re, dhe vizatojnë identikitin e tyre si model i ministrit. Fjala vjen: të jetë teknicien i lartë, të ketë përvojë me ligjet e reja të BE-së, apo të jetë i shkolluar mirë. Po i ke gjithë këto cilësi, mos i prish për t’u bërë ministër.

Pastaj vjen radha e gazetarëve të “informuar nga brenda”, që “të shkatërrojnë nervat” me tituj bombastikë:

“Ja si do jetë qeveria e re!” E lexon dhe shikon që “zbulimi” që kanë bërë, është se në qeverinë e re do ketë edhe disa ministra të vjetër,  edhe disa ministra të rinj. Këta janë parashikues të sigurt.

Një tjetër tip gazetarësh rrëfejnë vetëm për ata që do jenë përsëri ministra dhe i quajnë “pesha të rënda” që pa ata nuk bëhet qeveria. Derisa nuk përmendin emra, edhe ata janë të sigurt në suksesin e tyre, pasi ata që mbeten, do quhen “pesha të rënda”.

Pastaj janë ata që vizatojnë “klanet” brenda PS-së dhe analizojnë lëvizjet e Edi Ramës, se si do zhdukë një klan e do ngrejë tjetrin, apo si do t’i balancojë klanet. Këta janë të vlefshëm për të rregulluar humorin e Edi Ramës në këto ditë të lodhshme. ( I vetmi që e ka të sigurt është Ulsiu, ngaqë e kam sulmuar unë. Madje futja si personazh tek “Antena”, do t’i hap rrugë dhe karrierës në parti, si Mulit.)

Të tjerë gazetarë vizatojnë ministra të rinj, që do jenë edhe nga PD-ja. Kjo ka shkaktuar një turbullirë politike, pasi për herë të parë, Asamblenë e PS-së e pret me më shumë ankth PD-ja sesa vetë PS-ja, e cila e ka ndarë mendjen që ka të sigurt në qeveri vetëm Edi Ramën. Por PD-ja me gjithë ato halle nuk e ka këtë borxh dhe këtë turbullirë. Lerini në hallin që i ka gjetur.

Ka edhe shembuj të tjerë “aplikimesh”, por nuk po zgjatem. E përbashkëta e të gjithë këtyre që përmenda është: nuk bëhesh ministër nëse vetëshpallesh apo kërkon të të shpallin.

Është më mirë të shtyjnë pushimet deri më 12 shtator, dhe pastaj çfarë fati të kenë. Nuk është ndonjë fat i madh dhe po u bën ministra. Pyesni pak ku janë ata që ishin ministra më parë, për të kuptuar se ndoshta është më mirë mos ta dëgjojnë emrin më 12 shtator.

Next Post
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës ‘Engjëll Agalliu’ në Dimal

Deri në 3 paga shpërblim për “heronjtë” në luftën kundër zjarreve. Qeveria miraton vendimin

Comments 4

  1. Amelia says:
    4 months ago

    Thuhet se Mond Spaho, bëhet minister bujqesie (si i ndershëm), ndersa Salianjit (sipas fjalëve tek kafja Syri TV) mund ti ofrohet ministri i brëndshëm.
    Ka fjalë edhe për figura të tjera në PD, si zonja Zheni Gjergji, për ministre shendetesie, apo zonja Koliqi, si ministre aresimi.
    Të shohëm.

    Reply
  2. PRoShi says:
    4 months ago

    Shumë i ashpër deri në marrëzi me ironinë tuaj therrëse i dashur Mero. Por ajo që po bën Rama është abc-ja mënyrë në BE. Kështu veprojnë të gjithë kryeministrat në botë .
    Kur angazhohesh në politikë shpreh vetëm gatishmërinë dhe ambicjet për të shkuar më lart. Natyrisht ata janë të gatshëm të rreshtohen përkrah Ramës për të punuar. Nuk ka nevojë për tellall dhe prapa skena. Atë që po bën Rama është e kopjuar si në BE ashtu dhe kudo. Të përshëndes.

    Reply
    • Builder says:
      4 months ago

      Në vetën e dytë, njëjës, dikur flisnin e shkruanin agjentët e sigurimit, ……p.sh…..ai degjoi, ai i tha, atijë i thanë, etj, etj.
      Sipas PROSHIT, njesoj si ish sigurimsat, …..” Natyrisht ata janë të gatshëm të rreshtohen përkrah Ramës për të punuar. Nuk ka nevojë për tellall dhe prapa skena. Atë që po bën Rama është e kopjuar si në BE ashtu dhe kudo.”
      Pra, kush del zbuluar ?
      Mero, apo tjetër kushi ?

      Reply
  3. blic says:
    4 months ago

    Degjoni keshillat e mere b, se eshte shume i mire per keshilla ky.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In