• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla e Ramës për partitë shqiptare në Maqedoni: Bëhuni pjesë e qeverisë

by Java News
28/12/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare. Fati i qeverise së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj.

Rama, do t’ia përcjellë këtë letër, në takimet që do të ketë ditën e enjte me drejtues dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare. Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është ai për të pasur një përfaqësim sa më të plotë në qeverinë e ardhshme të Shkupit, me qëllim, ushtrimin e presionit pozitiv për të mbrojtur interesat e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Këtij dokumenti i ka paraprirë një takim që kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Tiranë, pak kohë më parë. Në qendër te takimit, ka qenë rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni dhe theksi është vendosur tek fakti që shqiptaret kanë rol përcaktues në kabinetin e ri qeverisës.

Pas rezultatit zyrtar të shpallur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, rezultoi se VMRO-DPMNE, partia e kryeministrit të detyre, Nikola Gruevski, mori 51 deputetë, LSDM e opozitarit Zoran Zaev 49 deputetë, ndërkohë që partitë shqiptare: BDI me 10 deputetë, Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë e PDSH vetëm 2 deputetë. Ajo që ra më shumë në sy nga votimi i 11 dhjetorit, ishte fakti se shqiptarët në masë votuan për partinë maqedonase LSDM, tregues i një revolte ndaj partive politike shqiptare, të cilat për elektoratin e tyre nuk ka përmbushur pritshmërinë në mbrojtje të interesave.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, deputeti shqiptar i zgjedhur nga listat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, ka theksuar se partisë së Nikolla Gruevskit, nuk i duhet dhënë asnjë shans për të qeverisur Maqedoninë, kjo për shkak të persekutimit që regjimi i VMRO-DPMNE i ka bërë shqiptarëve. Ai theksoi se zgjidhja për të refuzuar njëherë e mirë regjimin e Gruevskit është një qeveri e krijuar nga LSDM, ku pjesë do të jenë edhe partitë shqiptare.
Vizion+/d.i.

Next Post
Lidhje korrupsioni, kush është juristi i burgut të Durrësit i shpallur në kërkim

Akuzohet për korrupsion, ish-zv.drejtori i burgjeve kërkon të lërë qelinë: Jam në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com