• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla e Nikoll Lesit për Ramën: Mbaj fort LSI-në, mos ngri kështjella rëre me PDIU

by Java News
20/10/2016 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi “këshillon” Edi Ramën nëpërmjet gazetës së tij “Koha Jonë”, që të mos investohet kot tek Shpëtim Idrizi dhe PDIU.

Kjo, pasi sipas tij, PDIU nuk mund të marrë më shumë se 3 deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë arsye, në shkrim Rama “këshillohet” që të shtrëngojë fort LSI-në

“Edi Rama ka shumë muaj që bën sforco të madhe për të ngritur një kështjellë çamërie, e cila nuk arrin dot të bëhet as kodër në politikë, pasi kaq është takati i kësaj force.

Shpëtim Idrizi e ka ngritur në pikën e mundshme më të lartë partinë e çamëve, por nuk ka më “beton” për ta lartësuar si ndërtesë. Kaq elektorat real kanë, aq sa, e shumta mundet të marrin katër deputet me “miellin” e tyre.

Votat e tjera me anë emërimesh, pazaresh, drejtorash apo tenderime nuk e kapin numrin 5 deputetëve. Me çdo llogari nuk kalojnë numrin pesë, ndonëse për të qenë realist, PDIU-ja nuk e kalon numrin tre në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar edhe mbërritjen e karizmatikes dhe deputetes VIP, Mesila Doda nga PD-ja.

Ndaj synimi i Ramës për të mbushur boshllëkun që mund të lërë LSI-ja në rast prishje koalicioni, apo mosfirmosje për zgjedhjet e tjera, kurrsesi nuk e mbush dot me PDIU-në. Më mirë të investojë në arritjen e një marrëveshjeje të re e të mirëpërcaktuar me LSI-në, edhe duke sakrifikuar pushtet për të bërë Shtet, siç i pëlqen Ramës të deklamojë, se sa t’i futet punës stërmunduese për të ngritur kështjella rëre çame.

Çamët janë një komunitet i shkëlqyer dhe patriot, porse e dinë mirë se PDIU-ja nuk është një parti kombëtare, porse krejtësisht komunitare. Fjalimet sajohen si të duash se kemi vota e degë kudo në Shqipëri, bile edhe në Kosovë, porse PS-ja më mirë t’ua jaë njerëzve të vet këto poste e detyra, se sa investon për të mosinvestueshmen PDIU.

Shpëtim Idrizi është mjeshtër dhe politikan dinak, ndaj edhe ai e di mirë se më mirë me parimin “të marrim ç’të marrim sot, se sa të presim mot”. Dhe nuk i ka dalë keq. E keqja ka mbetur për socialistët. Nuk kanë mbajtur premtimin për socialistët. Edhe socialistët duan punë, poste, shëtitje, etj. Jo vetëm çamët, duke i mbajtur sikur po bëjnë “vezën e artë”.
“Vezën” e artë e bën vetëm Kryeministri, ndaj mbajtja nën “klloçkë” e PDIU-së është humbje kohe”, thuhet në shkrimin e gazetës së Lesit.
KohaJonë/d.i.

Next Post
Hafizi: Të tërhiqet projektligji që lejon importin e plehrave në Shqipëri

Deputetja Hafizi kalon në krahun e PD-së (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

February 23, 2026
Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In