• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla/11 ushqime bazike për trupin

by Java News
05/09/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezulton se bananet dhe avokadot janë përjashtuar padrejtësisht nga dietat. Disa boronica në ditë mund të na mbrojnë nga humbja e shikimit dhe nuk ka nevojë të heqim dorë nga konsumimi i bukës për të qëndruar në formë.

Flitet shumë për ushqimet e rrezikshme rreth nesh. E vërteta është se ne të gjithë do të jemi mirë me një ndihmë të vogël nga një dietë e ekuilibruar.

Më poshtë gjeni një listë ushqimesh që do t’ju ndihmojnë të dukeni bukur dhe do ta bëjnë trupin tuaj të ndjehet mirë:

  1. Buka e grurit të plotë

Buka e grurit të plotë përmban shumë vitamina B6 dhe B9, të cilat ndihmojnë në përforcimin e sistemit nervor, mbajtjen e një gjendje emocionale të balancuar dhe gjithashtu rritjen e sistemit imunitar.

Është e mbushur me shumë gjurmë minerale, përfshirë magnezin, i cili është një kampion në mbajtjen e niveleve të larta të energjisë. Proteinat janë përgjegjëse për ndërtimin e muskujve dhe eshtrave, dhe karbohidratet ndihmojnë në përqendrimin e trurit tonë.

  1. Boronicat

Boronica ka një gamë të gjerë të vitaminave ushqyese, të cilat kontribuojnë në shëndetin e lëkurës dhe gjithashtu luajnë një rol të madh për të na mbajtur larg nga shikimi i dëmtuar.

  1. Avokado

Avokado është këtu për të mbrojtur zemrat tona. Ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

  1. Karrota

Një karotë në ditë e mban mjeku shumë larg. Karrota ndihmon sistemin tonë imunitar.

Ajo përmban carotene: një substancë që kthehet në Vitamina ë brenda trupit tonë. Vitamina A përmirëson rezistencën tonë ndaj infeksioneve.

  1. Bananet

Bananet shpesh përjashtohen pa dashje nga lista e racioneve të shëndetshme, por asgjë nuk mund të moderojë nivelet e sheqerit në gjak më mirë se bananet (ok, ndoshta diçka mundet, por a nuk është kënaqësi të hani një banane pa u ndjerë në faj?)

Bananet përmbajnë niseshte rezistente që na japin një ndjenjë plotësie dhe redukton oreksin tonë duke ngadalësuar stomakun tonë nga zbrazja. Dhe ato gjithashtu përmbajnë pektin, që ndihmon në heqjen e toksinave nga trupat tanë.

  1. Arrat, kikirikët, bajamet

Ato kanë një sasi të madhe të fibrave, të cilat vërtet ndihmojnë lëkurën tonë të qëndrojë e pastër dhe me shkëlqim.

Në vend që të sekretohet nga lëkura jonë, këto fruta të thata të ndihmojnë që puçrrat, infeksionet dhe sëmundjet kërpudhore të lëvizin nga trupat tanë me ndihmën e fibrave.

Por kujdes, pasi shumë arra mund të çojnë në shtim peshe, prandaj merreni me ngadalë.

  1. Specat këmbanë

Specat këmbanë zvogëlojnë kolesterolin dhe lehtësojnë inflamacionin.

Ato janë një burim i mirë i Vitaminës A, Vitaminës C dhe gjithashtu Vitaminës E, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e flokëve dhe lëkurës të freskëta e rinore.

  1. Bishtajat

Balancimi i karbohidrateve komplekse dhe proteina siguron një burim të ngadaltë dhe të qëndrueshëm të glukozës në vend të rritjes së papritur që mund të ndodhë pas ngrënies së karbohidrateve të thjeshta.

Pra, fasulet, bishtajat, bizelket janë të mira për njerëzit me diabet, por edhe nëse nuk e keni këtë problem, ato ende ndihmojnë në procesin e zëvendësimit të qelizave të vjetra me ato të reja.

  1. Jeshilet

Jeshilet çaktivizojnë shënjues të caktuar të inflamacionit në të gjithë trupin që mendohet se nxisin sëmundjen e zemrës.

Ata gjithashtu mund t’ju bëjnë një “njeri të herkurt, përmbajnë shumë hekur, i cili luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe është i nevojshëm për proceset metabolike.

  1. Fiqtë

Fiku përmban fruktozë, glukozë, celulozë, pektinë, acide organike, vitamina A, C, B1, B12 dhe më shumë.

Ata janë të mirë për përmirësimin e gjendjes së tretjes, për mbajtjen e kalciumit në eshtra dhe zvogëlimin e rrezikut të osteoporozës.

  1. Vezët

Vezët e pulave përmbajnë 12 vitamina themelore: A, D, E, H, K, grupi B (B1, B2, B3, B4, B9) dhe disa të tjerë. E verdha e vezës ka po aq Vitaminë D si vaji i peshkut (lajm i mirë për ju).

Vezët e pulave janë gjithashtu të pasura me aminoacidet dhe në të vërtetë luajnë një rol kyç në ndërtimin e trupave tanë në mënyrën e duhur, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Presidenti i ri i KE, 3 kandidatë në garë për të zëvendësuar Junckerin

Presidenti i ri i KE, 3 kandidatë në garë për të zëvendësuar Junckerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

January 16, 2026
Mes Ramës dhe Berishës, Dash Sula zbardh “divorcin” me PD: Telefonata e fundit me Nokën…

Deklarata e Dash Sulës, zbulon episodin: Kur Berisha “më preu kokën” para zgjedhjeve, pata ofertë nga njerëz të PS

January 16, 2026
Përplasja me SHBA, Maduro mbyll kufijtë e Venezuelës

Komploti për vrasjen e Maduros, bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

January 16, 2026
VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

January 16, 2026
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

January 16, 2026
“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

January 16, 2026
GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In